Një 57-vjeçar i cili jetonte vetëm prej disa vitesh pas divorcit me gruan, është gjetur i pajetë në Memaliaj. Viktima është Jorgo Gjoka, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 4 në qytetin e Memaliajt.
Nga të dhënat e para, mësohet se Gjoka ka ndërruar jetë tre ditë më parë, dhe vetëm sot në orët e para të ditës është gjetur nga fqinjët në fazën fillestare të dekompozimit.