Kuriozitete

Jetoi për muaj të tërë të njëjtën ditë, historia e pazakontë e Riley Horner


               Publikuar në : 09:43 - 12/01/20 M S

Njerëzit që pësojnë aksidente të rënda dhe trauma në kokë, pësojnë shpesh humbje të përkohshme të kujtesës. Por adoleshentja amerikane Riley Horner, përjetoi për disa muaj një amnezi të rrallë.

Për të paktën 160 ditë ajo u ngrit nga gjumi duke besuar se ishte 11 qershori i vitit 2019. Për të, çdo ditë e vitit ishte praktikisht e njëjta ditë. Pikërisht atë ditë ajo po ndiqte një koncert vëllëzimi në qytetin e saj të lindjes në Ilinois. Por argëtimi shpejt u kthye në frikë, kur një djalë u rrëzua aksidentalisht mbi të.

Horner përplasi fort kokën përtokë, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët i thanë se nuk kishte ndonjë gjë të madhe, dhe gjithçka do të kalonte për disa ditë. Por nuk ndodhi kështu. Dukej sikur truri i saj ishte shndërruar në një kompjuter të mbingarkuar, që kishte memorie për vetëm 2 orë.

Pas disa muajsh gjithçka ndryshoi. Historia e saj u bë virale në mediat sociale. Familja e saj nisi të marrë shumë mesazhe, mes të cilëve edhe nga mjekët e një spitali në Utah. Ata u zotuan të zgjidhnin problemin e Riley.

Një skanim i trurit zbuloi përgjigjet që ata kërkonin. Mjekët aplikuan një kombinim të terapive të ndryshme fizike dhe mendore. Që në fund të javës së parë, Riley arriti të risillte në mendje një pjesë të vogël kujtimesh. Terapia e saj do zgjasë edhe disa muaj, por rikuperimi duket i sigurtë.

TIRANA TODAY

 

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT