Ndërsa një president i ri përgatitet të dalë në qendër të vëmendjes, historiani Rob Atar hedh një vështrim pas në historinë e SHBA, për të ofruar disa sugjerime se si mund t’i kalojë Donald Trump vitet e tij pas presidencës, nga peshkimi dhe bujqësia, tek dashuria …
Dalin për gjueti
Kur presidenti i 26-të Teodor Ruzvelt u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 1909, ai ndërmori një udhëtim 1-vjeçar për gjueti në Afrikë, bashkë me djalin e tij, Kermit, dhe disa shkencëtarë nga Institucioni Smithsonian. Duke udhëtuar me anije, tren dhe karvan rreth verilindjes së kontinentit, ish-presidenti vrau shumë elefantë, rinocerontë, hipopotamë, gjarpërinj, zebër, majmunë dhe krijesa të ndryshme të tjera, duke i marrë me vete në Amerikë për studim shkencor.
Punojnë në fermë
Presidentit të parë Xhorxh Uashington i pëlqente shumë të kujdesej për fermën e tij të madhe në Mount Vernon. Pasi siguroi fitoren në Luftën e Pavarësisë në vitin 1783, ai shpresonte ta jetonte pjesën tjetër të jetës së tij si një fermer. Ai u bë president 6 vjet më vonë me njëfarë ngurrimi.
Edhe gjatë kohës që ishte në detyrë, nuk hoqi dorë nga bujqësia. Dhe apo e mbaroi mandatin në vitin 1797 Uashingtoni u kthye me shpejtësi në Mount Vernon. Vdiq 2 vjet më vonë pasi u sëmur ndërsa po kalëronte rreth plantacionit të tij në mesin e një stuhie dëbore.
Sfidojnë padrejtësitë
Xhon Adams ishte i vetmi ish-president që hyri në Kongres në vitin 1830, një vit pasi e mbaroi mandati i tij preidencial. Ai i kaloi ty 17 vitet e ardhshme. Kauza me të cilin u identifikua më shumë ishte lufta kundër skllavërisë. Adams synoi anulimin e ligjeve skllavëruese. Ai shkoi në Gjykatën e Lartë në vitin 1841 për të mbrojtur skllevërit afrikanë që kishin ngritur krye kundër pronarëve të tyre në Amistad. Falë pjesërisht ndërhyrjes së ish-presidentit, të pandehurit u liruan.
Bien në dashuri
Tre vjet pasi la presidencën, presidenti i 23-të i SHBA Benxhamin Herrison, u martua me Meri Dimik, e cila ishte 25 vjet më e re se ai. Gruaja e tij e parë Kerolin kishte vdekur nga tuberkulozi 2 javë para përpjekjes së tij të dështuar për të siguruar një mandat të dytë në vitin 1892.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ai nisi një lidhej me Merin, që ishte ndihmësja e tij dhe mbesa e Kerolin. Dy fëmijët e ish-presidentit 62-vjeçar u tmerruan nga kjo martesë, dhe refuzuan të merrnin pjesë në dasmën e çiftit që u zhvillua në Nju Jork. Kur vdiq në vitin 1901, Herrison ia la pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 400.000 dollarësh gruas së tij të re dhe vajzës së tyre Elizabet.
Themelojnë një universitet
Shkenca ishte një pasion i madh për presidentin e tretë të SHBA-së, Tomas Xheferson. Kur la presidencën në vitin 1809, Xheferson ishte në gjendje t’i përkushtohej më shumë arsimit. Arritja e tij më e mirë ishte themelimi i Universitetit të Virxhinias në vitin 1819. Xheferson hartoi si programin mësimor, por edhe dizenjoi godinën e universitetit.
Shërojnë botën
“Nuk mund ta mohoj se jam një ish-president më i mirë se sa isha president”- deklaroi në vitin 2005 Xhimi Karter presidenti i 39-të i SHBA-s, një çerek shekulli pasi u mund rëndë në zgjedhje nga Ronald Regan. I zhgënjyer nga presidenca e tij, Karter u angazhua në një punë diplomatike dhe humanitare përmes “Qendrës Karter” të themeluar në vitin 1982.
Që atëherë Karter ka ndërmjetësuar zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në të gjithë globin dhe ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij. Arritja ndoshta më e madhe e tij më e madhe ka qenë zhdukja gati e sëmundjes së krimbave Guinea, nga cila dikur vuanin miliona afrikanë.
Bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë
Presidenti i 27-të Uilliam Taft, nuk pati një 4-vjeçar cilësor në detyrë, dhe kjo përçau republikanët dhe i dha mundësi demokratit Udrou Uillson të arrinte një fitore bindëse në garën e vitit 1912. Por Taft rinisi punën si jurist, dhe kulmi i karrierës ishte ndoshta emërimi i tij si kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara në vitin 1921. Ai e mbajti këtë post për 9 vjet. dhe mbetet i vetmi president që ka qenë ndonjëherë kryeprokuror.
Ose nëse dështojnë gjithçka tjetër … bëhen sërish presidentë
Disa ish-presidentë janë përpjekur të kthehen në Shtëpinë e Bardhë pas një humbje elektorale. Por vetëm njëri, Grover Klivlend në vitin 1892, ia doli. Kësisoj, ai u bë si presidenti i 22-të dhe i 24-të i vendit. Ai u mposht nga Benxhamin Herrison pas mandatit të tij të parë në vitin 1888, por mbeti shumë popullor në radhët e demokratëve, që i dhanë një shans të dytë kundër Herrison katër vjet më vonë.
Burimi i lajmit: https://www.historyextra.com/period/modern/life-after-the-white-house-what-the-us-presidents-did-next/
Përshtatur nga TIRANA TODAY