E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Jeta e panjohur e Ernest Heminguejit, si spiun i Bashkimit Sovjetik

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Në panteonin e shkrimtarëve të mëdhenj amerikanë, Ernest Heminguej është ndër më të mëdhenjtë. Ai ka shkruar jo vetëm disa nga romanet më të paharrueshëm në letërsinë amerikane dhe atë botërore, por përvojat e tij personale kanë magjepsur breza të tërë lexuesish.

Heminguej drejtonte si shofer një ambulancë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur edhe u plagos. Ai mbuloi si gazetar Luftën Civile Spanjolle. Që të gjitha ato përvoja të rrezikshme i vlejtën shumë, pasi Hemingjuej i përdori ato më së miri në romanet e tij.

Dhe në kohën e tij, Lufta e Parë Botërore ishte një temë veçanërisht e preferuar. Por pak njerëz e dinin deri vonë se “Papa”, siç quhej ndonjëherë Heminguej, ishte gjithashtu një spiun. Dhe jo i vendit të tij, SHBA-së, por i rivales së saj më të egër, Bashkimit Sovjetik.

Ky lajm bëri bujë në vitin 2017 kur ish-arkivisti i CIA-s Nikolas Rejnolds botoi ​​librin “Shkrimtari, lundërtari, ushtari, spiuni:Aventurat e fshehta të Ernest Heminguejt”. Sipas Rejnolds, Heminguej, kishte tashmë një përvojë në spiunazh.

Në një artikull në revistën “Studies in Intelligence”, postuar në faqen zyrtare të internetit të CIA-s, Rejnolds shkroi se Heminguej u përgjua nga Zyra e Shërbimeve Strategjike (pararendëse e CIA-s), Zyra e Inteligjencës Detare (ONI), dhe madje edhe FBI-ja për kontaktet e tij.

Gjatë kohës që jetoi në Kubë, Heminguej u takua me ambasadorin amerikan Spruil Braden dhe vartësin e tij Robert P.Xhojs. Gjatë bisedave mes tyre, Heminguej mund të ketë ofruar shërbimet e tij për të ndihmuar në përpjekjet e luftës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa ai mund ta ketë menduar ndihmën ndaj atdheut në një mënyrë më të përgjithshme, Braden i sugjeroi Hemingujit të mbikëqyrte spiunët e vendeve të Boshtit (Gjermani, Japoni, Itali) në Kubë.

Por periudha e Heminguejit si spiun në Kubë, nuk ishte shumë e frytshme. Atje zbuloi një spiun armik, por ai u demaskua në fakt nga shërbimi inteligjent britanik. Më vonë, Heminguejit i lindi ideja të bënte diçka shumë më të madhe, sesa të pinte nëpër kabare me njerëz të ndryshëm, në përpjekje për të kuptuar nëse ata ishin apo ajo spiunë gjermanë.

Rejnolds shkruan në libër se Heminguej i sugjeroi se do të ishte më produktiv nëse  patrullonte në brigjet e Kubës, në kërkim të nëndetëseve gjermane. Plani i tij, siç i shpjegoi Braden, ishte të bënte sikur po peshkonte. Pastaj, kur të dallonte nëndetëset, të priste derisa të ndaleshin për të blerë peshk, dhe më pas t’i gjuante me bazuka, mitralozë dhe bomba dore. Ai mund të ketë qenë një shkrimtar i shkëlqyer, por padyshim që nuk ishte një strateg ushtarak.

Në fund, ONI vendosi t’i dërgojë Heminguejit vetëm pajisje të mjaftueshme për ta bërë atë më të vlefshëm si agjent. Ata e lejuan të patrullonte në fshehtësi në ujërat e Kubës, por nuk prisnin shumë prej tij. Hemingueji pikasi një ditë një nëndetëse gjermane, por me sa duket ajo u largua shpejt, dhe nuk u ndal diku.

Përfundimisht, qeveria amerikane e ktheu vëmendjen diku tjetër dhe operacioni i Heminguejt u ndërpre. Kjo kënaqi edhe vetë kreun e FBI-së Xh.Edgar Huver, që mendonte se shkrimtari ishte shumë pijanec për të qenë një spiun efektiv. Por ishte bashkëpunimi i Heminguejit me sovjetikët, ajo që i befasoi njerëzit.

Sipas librit të Rejnolds, shkrimtari amerikan u afrua nga Komisariati Popullor për Punët e Brendshme (NKVD), paraardhësja e KGB-së. Heminguej ishte shumë antifashist. Duke

dalë nga përvojat e tij në Spanjë, ku ai luftoi në krah të rebelëve spanjollë, Hemingueji besonte që fashizmi duhej ndaluar me çdo kusht.

Ai nuk e fshihte zhgënjimin e tij me qëndrimin neutral i SHBA-së. Dhe e vetmja mbështetje serioze që morën republikanët spanjollë erdhi nga Bashkimi Sovjetik. NKVD e rekrutoi Heminguejin mbi “baza ideologjike”.

Edhe pse është e paqartë, se përse ata mendonin se Heminguej ishte një kandidat i përsosur, i dhanë gjithsesi emrin e koduar “Argo”. Megjithëse dukej qartë që edhe për sovjetikët, Heminguej nuk ishte Xhejms Bondi, dhe ai nuk dha asnjë informacion me shumë rëndësi.

Ka të ngjarë që sovjetikët ta kenë rekrutuar vetëm për aftësinë e tij për të shkruar propagandë. Edhe atëherë, Heminguej nuk shkroi kurrë për kohën e tij të bashkëpunimin me NKVD-në, dhe as nuk i besoi në ndonjë rast komunizmit.

Madje në rrethe të ngushta me miqtë, ai shqetësohej se lidhja e tij e dikurshme me sovjetikët, mund ta vinte atë një shënjestër të fushatës së egër të anti-komunizmit të nxitur nga senatori Mekarthi. Sot, Heminguej vlerësohet mbi aftësinë e tij për të shkruar në prozë. Dhe ndërsa ai i kërkonte aventura, spiunimi nuk ishte një punë që bënte për të.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/259116/what-you-didnt-know-about-ernest-hemingways-life-as-a-spy/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...