E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Jepte para me fajde/ Jeta e mëparshme e efektivit që i mori jetën Rashës

Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së jetës së Nevaldo Hajdarajt, oficerit së policisë që vrau Klodian Rashën.

Të ftuarit Ledion Muqaraku, Arben Hajdarmataj dhe avokati, diskutuan për çështjen e të kaluarës së dyshimtë të Nevaldo Hajdarajt.

Ledion Muqaraku tha se njohja e tij me Nevaldo Hajdarajn ka ndodhur në periudhën e vitit 2011, kur ai ka qenë kamarier dhe se i ka kërkuar 500 mijë lekë të vjetra.

“E njoh prej periudhës 2011, i cili ka qenë kamarier në rrugën Bardhyl, nëpërmjet shokut tim Endri Metaraku. Gjatë asaj periudhe ai jetonte në një shtëpi me qira dhe ka qenë i qetë, ai jepte lekë me fajde. Pas disa muajsh u binda se jepte shifra që varionin nga shuma 300 mijë lekë, ku më ka kërkuar 500 mijë lekë të vjetra, por ka qenë i rregullt, ku herë pas here dilte edhe nga shinat në periudhën kur unë e kam njohur. Me sa jam informuar, kush është ai që nuk loz në bixhoz edhe kontaktin e fundit e kam pasur në 10 Mars të 2014 se unë hodha shokun e tij në gjyq. Shoqëria jonë ka qenë mjaft e afërt sepse ne na lidhte puna, në 2011 ai çuditërisht doli që kishte mbaruar gjimnazin dhe ëndrra e tij në realitet si polic doli në 2016. Kishim zënka se ai nuk mbante datën e caktuar prandaj acaroheshim, për lëndët narkotike nuk di se çfarë të them”, tha Ledioni.

Arben Hajdarmataj tha se fakti ku të gjithë jetojmë në këtë botë ku të gjithë marrin lek edhe me fajde, njerëzit lidhin marrëdhënie me njerëz të tjerë ku marrin lekë, dhe Ledioni e ka bërë këtë gjë.

“Fakti të gjithë se jetojmë në këtë botë ku të gjithë marrim lekë edhe me fajde, njerëzit lidhin marrëdhënie me njerëz të tjerë ku marrin lekë, dhe Ledioni e ka bërë këtë gjë. Ai është akoma në një nënhetim. Nëse ai është 25 vjeç do ketë qenë 16 vjeç kur i ka bërë këto gjëra. Unë nuk mund ta shpreh se ka narkotizëm për shkak të vendlindjes, nëse ku punonjës policie është rekrutuar nga ligji, ky është listuar në pjesën fituese, ku kjo e kalon hipotizmin në shkelje ligji.

Kriteret për futjen në patrullën e policisë janë të njëjta, ka një teste psikologjik, duhet të kesh mbaruar shkollën, dhe hy në testim me shkrim për përgatitjen tënde sesa je i zoti në shkollën e mesme, dhe ky nuk është oficer, por polic. Unë e mbështes avokatin, por vepra penale është e gabuar, dhe duhet t’ia vendosin vrasje emrin, pastaj mua më lind e drejta që të akuzojnë policinë e cila po bëhet pjesë e manipulimeve, duke filluar nga momenti i parë i ngjarjes dhe trajtimit të saj”, tha Arben Hajdarmataj.

Lexo edhe :   Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare
Lexo edhe :   Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare

Avokati tha se akuza nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur, gjykimi i shkurtuar ngel në vlerësimin e gjykatës ku është 3-4 vite burg, ku në rastin konkret prokurori do të kërkojë 4 vite burg dhe nëse bëhen sjellje e mirë nga i burgosuri do shkojë në 2 vite burg.

“Akuza nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur, gjykimi i shkurtuar ngel në vlerësimin e gjykatës ku është 3-4 vite burg, ku në rastin konkret prokurori do të kërkojë 4 vite burg dhe nëse bëhen sjellje e mirë nga i burgosuri do shkojë në 2 vite burg. Fillimisht nenet e ngjarjes i vendos oficeri gjyqësor, ku kalohen në prokurori pastaj në gjykatë, që kualifikimi i veprës penale mund të lihet siç është thënë dhe deri në fund akuza edhe mund të ndryshojë”, tha avokati.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...