Aktualitet

Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet, vetëdorëzohet nëndrejtori i Kadastrës


               Publikuar në : 12:09 - 13/08/19 Enno

Vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia disa ditë më parë. Isaku është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Po ashtu, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit edhe një nga bashkëpunëtorët e tij, ekonomisti Redi.K, 27 vjeç.

Isaku, i cili aktualisht mban detyrën e zv.drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës u shpall në kërkim të shtunën, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

“Pas një hetimi disamujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike, është ndaluar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi, duke u falsifikuar dokumentet, dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katrorë dhe truall 500 metra katrorë në zonën e plazhit. Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.I., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë zv/drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës; F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës. Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, thuhet në njoftimin e policisë, publikuar ditën e shtunë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT