E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Jep dorëheqjen kreu i degës së PD në Lezhë, ja kush e merr drejtimin e partisë

Kryetari i PD-së në Lezhë, Zef Gjoka, ka dhënë dorëheqjen. Gjoka e ka paraqitur dorëheqjen pranë Partisë Demokratike, qendër, ndërsa nuk dihen ende arsyet e vendimit të tij. Gjoka u zgjodh në krye të PD-së në vitin 2018. Më parë ka qenë dhe deputet i kësaj forcë politike.

Mësohet se në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Një ditë më parë, drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Vendin e tij e merr Luan Hoti, me emërim.

Xhaferaj konfirmoi se dorëheqja është për shkak se pozicioni i tij si deputet, është i papajtueshëm me kreun e partisë në Durrës.

Xhaferaj ishte nga krerët e degëve të PD-së i rreshtuar përkrah kryetarit aktual, Lulzim Basha në debatin me ish-liderin e kësaj partie, Sali Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...