E enjte, 21 Tetor, 2021
16.5 C
Tirana

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt rikthehen bashkë në ekran

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt do të punojnë bashkë, për herë të parë në thuajse 20 vjet, teksa do të risjellin për publikun komedinë hit të vitit 1982, “Fast Times”.

Do të jetë një rilexim i komedisë, që bën bashkë nostalgjikët e viteve ‘80, mes tyre aktorët Julia Roberts, Matthew McConaughey, Morgan Freeman, Henry Golding, Dane Cook and Sean Penn, ky i fundit mori famën pikërisht pas rolit të tij në filmin origjinal të thuajse 40 viteve më parë.

Brad dhe Jennifer bashkohen bashkë në ekran, pas shfaqjes së aktorit në një seri të “Friends” në vitin 2001, një vit pasi ishin martuar, por që prej asaj kohe, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të luajë në krah të njëri-tjetrit.

Rikujtojmë se çifti u martua në Malibu në korrik të vitit 2000 dhe u ndanë zyrtarisht në vitin 2005.

Pak muaj pas divorcit, Brad u martua me Angelina Jolie. Por, pavarësisht rrethanave, ish çifti ruajti miqësinë ndër vite, ndërsa pak kohë më parë, Brad u shfaq papritur në festën e 50 vjetorit të Jennifer, shkruan “A2”. Dyshimet për një rikthim të tyre bashkë lindën pas takimit të ngrohtë në janar të këtij viti në “Screen Actors Awards”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...