Çdo biznes ka mënyrën e vetë për të arkëtuar të ardhurat. Një biznes në Manchester ka menduar që të shtrijë edhe më shumë degët, madje të shtojë edhe staf. Një person duhet të ndihet vertetë fatlum, pasi atij i duhet vetëm që të provojë shishqebapin. Kjo është fare e lehtë, por duhet të mendojmë edhe anën tjetër, kur dikush mund të ketë probleme nga ngrënia e një sasie të lartë të shishqebapit. Ndoshta s’do ta besoni, por detyra kryesore e personit të zgjedhur do të jetë që të provojë 4 llojet e shishqebapeve që janë shtuar në menu.
Personi i zgjedhur jo vetëm që do paguhet për të ngrënë mish, por gjithashtu do të marri një vit falas nga këto ushqime. Veç shishqebapeve, i punësuari do të provojë edhe pulën dhe llojet e tjera të pjatave që janë shtuar në menu.
Nuk mbaron me kaq, kandidati fitues do të ndihmojë gjithashtu edhe stafin për të vendosur për produktet shoqëruese.
James Scott, i cili është kuzhinier ekzekutiv në “The Botanist”, ka shprehur entuziasmin që shumë njerëz do të shijojnë shishqebapet e tyre.
“Jam i entuziazmuar që edhe më shumë njerëz të jenë në gjendje të shijojnë shishqebapet tanë”.
Përpos shijimit të shishqebapeve të ndryshëm, kandidati i suksesshëm gjithashtu do të ndihmojë stafin të vendosë për pjatat shoqëruese, dhe kombinimin e tyre (patate të skuqura, me siguri), deri tek pijet.
Përpos shijimit të ushqimeve, personi i përzgjedhur do të marrë edhe 500 dollarë.