Politikë

“Jeni dashnorët e Ramës”, shpërthen Kujtim Gjuzi


               Publikuar në : 23:00 - 16/01/20 M S

Deputeti Kujtim Gjuzi dhe gazetari Bledian Koka janë përfshirë në një debat të ashpër, në studion e emisionit “360 gradë”. Gazetari Koka akuzoi deputetin e opozitës parlamentare se ata janë dashnorë politikë të Edi Ramës. Por kjo deklaratë e fortë ka marrë vemendjen e Gjuzit, i cili ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Për të, dashnore e Ramës është kryedemokrati Basha.

Kujtim Gjuzi: Opozita jashtë parlamentare ka dy ditë që rri me krimin e Damian Gjiknurit që ka thënë vetë, që ka vjedhur.

Bledian Koka: Ndërkohë opozita parlamentare, pjesë e të cilës jeni ju, ka disa muaj që janë partnerë dhe bashkëvotues me z. Gjiknuri.

Kujtim Gjuzi: Edi Rama ka ndaluar dosjen e aferës në Londër. Pse nuk është dhënë llogari për 4 të vrarët në Bulevard, pse është vonuar Reforma në Drejtësi? Opozita e vërtetë me çadrën e lirisë detyroi Ramën…

Bledian Koka: Ki durimin ta mbaroj mendimin tim.

Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans të dashurohet me Edi Ramën, që për 6 vite e gjysmë ka larguar nga Shqipëria 330 mijë qytetarë.

Bledian Koka: Dashnorët e Edi Ramës janë ata që i shkuan dhe ju futën në prehër, pasi opozita e vërtetë doli në rrugë. Janë ata që janë në Parlament sot. Ju jeni dashnoret e Edi Ramës.

Kujtim Gjuzi: Dashnore e Edi Ramës është Lulzim Basha që ka ulur sot me krimin e organizuar njerëz dhe ka detyruar vajzën e Azem Hajdarit me të.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT