E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Jemin Gjana zyrtarizon rezultatin përfundimtar/ Basha kryetar i PD-së!

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, ka konfirmuar mandatin e tretë të Lulzim Bashës në krye të selisë blu. Në një prononcim për mediat, ai tha se procesi është mbyllur me sukses, dhe se Basha ka fituar me 32 882 vota. Lulzim Basha është shpallur fituesi i zgjedhjve në PD, duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë.

“Misioni zgjedhor i PD-së sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë.

Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD-së, kanë votuar 41 mijë anëtarë.

Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të vlefshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë. 781 anëtarë kanë votuar për Fatbardh Kadillin, 983 për Edith Harxhin. Për Agron Shehaj, 6038 anëtarë, 32 882 anëtarë kanë votuar për Lulzim Bashën. Komisioni Zgjedhor, bazuar në këto të dhëna, shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, tha ai.

Rezultati

Fatbardh Kadilli: 781 vota

Edith Harxhi: 983 vota

Agron Shehaj: 6038 vota

Lulzim Basha: 32.882 vota

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...