Politikë

“Jemi në një situatë të çmendur”, ish-ministri zbulon se çfarë duhet të bëjë opozita

               Publikuar në : 17:53 - 11/07/19 Enno

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e cilësoi situatën në të cilën ndodhet vendi një gjendje “çmendurie dhe antikushtetuese”.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Mustafaj deklaroi ndër të tjera se ekonomia shqiptare është e “zhytur” në krizë dhe, sipas tij, kjo është konfirmuar edhe nga INSTAT.

“Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë. Situata në vend është antikushtetuese. Ekonomia jonë është përtokë, kjo e konfirmuar edhe sipas INSTAT. Kur nuk funksionon ekonomia, shteti i së drejtës, çfarë situate është kjo? Sigurisht kjo është një situatë e çmendur”, deklaroi Mustafaj.

Sa i përket zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ish-ministri u shpreh se pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë për kryeministrin Rama.

“Opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht. Ligjërimi i saj  duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që të drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë.  Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri”  është me rëndësi të veçantë për opozitën. Ne nuk kemi një mundësi për të kryer me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi dhe pse nuk shkoi të votonte. Protesta janë e vetmja rrigë, unë nuk  shoh zgjidhje tjetër”, shtoi ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT