E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

“Jemi në javën e tretë, kurba e të prekurve do të rritet”, Manastirliu apel për zbatimin e masave

loading...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se numri i të prekurve me koronavirus në vend do të rritet, teksa thekson se jemi në javën e tretë.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen online me kryeministrin Rama dhe ministrat e tjerë, Manastirliu tha se testet bëhen vetëm për ata që shfaqin simptoma të virusit.

Ajo bëri me dije se 4 pacientë të tjerë kanë dalë sot nga spitali pasi janë shëruar, teksa iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat.

“Sa i takon numrit të testimeve, numri i tyre nuk është në dëshirën e askujt. Të gjitha testet që realizon në strukturat tona, realizohen në bazë të rekomandimit të OBSH. Ne testojmë, testojmë të dyshuarit që kanë nevojë që të binden nëse janë të prekur nga koronavirus. Ne kemi bërë testime aq sa nevoja ka pasur. Në javën e tretë të kësaj situate, që kërkon testime për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, është i rëndësishëm që të bëhet, pasi kapim persona me problematika të shprehura. Ne shkojmë dhe një hap më tepër, te kontaktet e afërta.

Jemi në javën e tretë, kurba do të rritet. Masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por rreth datës 30. Kjo është çfarë ekspertët thonë. Janë duke punuar disa modele. Duke u ndalur tek projeksionet, është se kemi rritur bazën e testimeve për të shkëputur zinxhirin e infeksionit dhe për të izoluar rastet. Sot ne kemi një shoqëri të izoluar në funksion të ndërprerjes së infeksionit të COVID. Efektet e tyre ndoshta nuk shihen në javën e tertë.

Ne ditë pas dite jemi duke u rritur. Sot kemi 23 raste të reja në 24 orëshin e fundit. Pra ne rritemi në një lloj progresioni. Është më se e frikshme rritja e rasteve të COVID-19. Ka lajme të mira dhe ato na bëjnë më shumë besimplotë, s’e sistemi shëndetësor i ynë po përballon fluksin. Janë 73 pacientë të shtruar në shërbimin Infektiv. Këtë orë kanë lënë spitalin 4 qytetarë, të cilët kanë rezultuar të shëruar. Ky infeksion mund të mundet. Ka raste që shkojnë në fatalitet, si 5 rastet e vdekjeve. Edhe me këtë rritje, ne arrijmë ta përballojmë. Por masat që kemi ndërmarrë duhet të zbatohen. Ne pandemi të gjithë janë të dyshuar. Të gjithë duhet të ruhen”, tha Manastirliu.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Me rregulla të forta sigurie”/ Rama lehtëson masat, ja çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Përpos ndryshimit të fashës së orarit deri në orën 17:30 për shërbimet ushqimore, farmaceutike dhe bankare, Rama njofton edhe për planin e riatdhesimit. Duke nisur...

Dëmtim i rëndë në gju, Elis Bakaj drejt operimit. Ja sa rrezikon të qëndrojë jashtë fushave

Ishte duke kaluar një sezon fantastik në Bjellorusi, teksa së fundmi u transferua te kampiponët e Brest, por Elis Bakaj ka qenë i pafat. Në...

Zbardhet ngjarja me dy të plagosur në Tiranë, ja kush është agresori i shumëkërkuar

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen tek "Xhamlliku", pranë shkollës "Niket Dardani". Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për...

Ç’ka kanë shqiptarët e që nuk ka Evropa

Nga: Rexhep Qosja Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’...

Gati dekreti shtetëror që ringjall Serie A, caktohen 3 fazat për të kthyer futbollin në prill

Futbolli italian mund të të kthehet shumë më shpejt sesa mendohet, edhe pse për të parë ndeshje, duhet pritur deri në fillimin e muajit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT