E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

“Jemi larg arritjes së imunitetit të tufës”, Tomini: Infektimet në rritje

Shefja e Survejancës së ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi në ” News 24”se vendi ynë është larg imunitetit të tufës përballë pandemisë së koronavirusit.

Duke bërë një bilanc, Tomini shprehet se infektimet vijojnë të mbeten në shifra të larta, ndërsa numri i viktimave ka pasur një tendencë në rënie.

Sa i takon mutacionit të ri të Covid, Tomini tha se deri më tani në Shqipëri nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv, duke theksuar se nga varianti i ri më të prekur janë grupmoshat e reja.

“Ka një tendencë në ulje të vdekjeve nga Covid-19, ndërsa për infektimet ka pasur një tendencë në ritje. Imuniteti i tufës do ishte një arritje për cdo shtet. Ajo nuk përcaktohet në mënyrë rajonale. Mund të them që jemi larg arritjes së imunitetit të tufës.

62 mijë raste pozitive të konfirmuara. Kemi edhe raste që janë asiptomatike. Ardhja e vaksinës është një nga elementët kryesor për të arritur një imunizim të shëndetshëm. Në momentin kur Britania deklaroi rastet e para të mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert për shkak të lëvizjeve. Por ISHP ka një historik të gripit dhe konsolidohet me kalimin e kohës.

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë variant të dukshëm nga mutacioni i ri. Nga studiemt është vënë re ritja e trasmetueshmërisë. Grupmosha e re është më e prekashme nga mutacioni i ri”, tha Tomini.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh trondit Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudëi 7.0 ballë tronditi sot pjesën e Filipineve jugore.  Thellësia e tërmetit ishte 95.8 kilometra poshtë detit, ndërsa epiqendra...

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/Ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...