E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Je punëtor, por ke rënë në gjumë”, Rama kritikon zv. Ministrin e Bujqësisë

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, prezantuan nga Durrësi buxhetin 2022 për peshkatarët. Gjatë fjalimit, Rama i dha edhe disa këshilla zv. Ministrit të Bujqësisë Roland Kristo.

Duke iu drejtuar zv. ministrit të Bujqësisë, Roland Kristo, kryeministri Rama i kërkoi atij më shumë angazhim për sektorin e peshkimit. Ai tha se brenda vitit, duhet të fillojë ndërtimi i markatës së peshkut në Durrës. Mjaft i drejtëpëdrejtë, Rama e paralajmëroi z. Kristo se duhet ta dëshmojë se e meriton postin që ka.

“Duhet të tregosh që e meriton të qëndrosh aty si zëvendësministër, dhe të na tregosh se sa është rritur peshkimi dhe sa anije janë rikonstruktuar me këtë fond. Këtu duhet të bëhet markata model, me standardet më të lartë të Bashkimit Europian.

Të gjithë ju që jeni këtu, kush do të futet aksioner në këtë markatë, të futet dhe të jetë e juaja. Ne do të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël, ne një pjesë të rëndësishme dhe pastaj pjesën tjetër do ta marrim me garanci sovrane. Menaxhimin do të bëni ju. Duhet të krijoni ju një autoritet më vete. Vitin e ardhshëm duhet të vish këtu bashkë me mua, të hapim themelet e markatës”, tha Rama.

“Je një çun i zoti, punëtor, por ke rënë në gjumë. Të mbajmë Landin zgjuar, sinqerisht ke rënë në gjumë”, iu drejtuar ai zv. Ministrit të Bujqësisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...