Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me krimin makabër, ku babai vrau vajzën e tij 20-vjeçare. U tha që arsyeja e vrasjes ishte për shkak se vajza kishte dalë me shoqërinë natën, por nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi. Vajza ishte ankuar natën e vrasjes tek shoqëria, për kontrollin që po i bënte familja.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje, pak para mesnate, kur policia në Adelaide të Australisë Jugore gjeti të vdekur 20-vjeçaren shqiptare, Sabrina Lekaj, dhe të plagosur babanë e saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç. Dyshohet se pasi goditi vajzën e tij, 49 vjeçari Lekaj ka qëlluar edhe mbi veten. Policia australiane nxori një deklaratë, ku shprehej se ndaj autorit është ngritur një akuzë për vrasje.
Vrau të bijën pasi doli natën me shoqet, babai shqiptar pritet të merret në pyetje (foto)
Pas 48 orëve hetime për këtë krim, të martën në mbrëmje, policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë, duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.
Sipas disa mesazheve të publikuara nga Daily Mail, e ndjera ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë, dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet.
Gjëja e fundit që Sabrina Lekaj shkroi, ishte një mesazh drejtuar shoqes së saj të ngushtë ku thuhej: “Të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi”.
Miqtë e studentes së mjekësisë thanë se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur, dhe se Sabrina ishte një njeri unik dhe i jashtëzakonshëm.