Java që vjen do të nisë me reshje shiu. Sot pasdite (e diel, dt.17) dhe nesër (e hënë, dt.18), priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje lokalisht mesatare. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Nesër (e hënë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 13 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.17) dhe nesër (e hënë, dt.18), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.