Java nis negativisht për dollarin amerikan, paundi fiton pikë

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fillim jave, pasi vazhdon sërish edhe ditën e sotme të blihet me 123.4 lekë dhe të shitet me 123.9 lekë, sikurse edhe javën e kaluar.

Ndërkaq sipas kursit të këmbimit lokal, paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë në raport me javën që lamë pas, duke u blerë këtë të hënë me 136.9 lekë dhe duke u shitur me 138 lekë.

Dollari amerikan referuar tregut valutor vendas ka humbur 0.3 pikë krahasuar me periudhën e 04-13 nëntorit, duke u blerë këtë mëngjes me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë.

Franga zvicerane është forcuar në raport me javën e kaluar, duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë. /SCAN