Kryesore

“Jap dorëheqjen, nëse…!” Meta lëshon deklaratën ‘bombë’


               Publikuar në : 21:24 - 10/10/19 M. S

Presidenti Meta ka lëshuar një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili. Ai i ka sfiduar publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës, lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Pjesë nga intervista

Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën…

Po, nëse më bind, por le të më bindin.

Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori?

Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Z. President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës, unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?!

Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive, pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë.

Propaganda nga kush? Nga komisioni?

Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës?

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT