E hënë, 29 Nëntor, 2021
11.3 C
Tirana

“Janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes”/Rama iu përgjigjet akuzave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës dhe presdientit, se qeveria do të shpërdorojë ndihmat e dhëna në Konferencën e Donatorëve.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se nuk duhet humbur kohë me ta. Sipas tij, ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort.

“Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar. Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan,shfrytëzuan,dërrmuan për vite të tëra,dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…”, shkruan Rama në postimin e tij.

Këto deklarata vijnë gjithashtu pas thirrjeve për tubim nga presidenti Meta, më 2 mars.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...

Çfarë është kultura?

Nga: Kim Ann Zimmermann & Stephanie Pappas Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet shoqërore,...

Krimi shqipfolës dhe drejtësia shqipfolëse

Nga: Pëllumb Nako Mbledhja e fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë mori disa nisma interesante, të cilat i afrojnë më shumë të...

Rama “ngre traun”, hapet zyrtarisht “Rruga e Arbërit” (VIDEO)

“Rruga e Arbërit” është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur këtë ditë simbolike, siç është festa e...