E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

“Janë përdhunuar drejtoresha”, gazetari i kthehet keq Voltana Ademit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha mbrëmë në emisionin “Open” se në Shkodër janë ndërruar drejtuese institucionesh sepse janë përdhunuar dhe theksoi se gazetarët i dinë rastet.

Ademi tha se ndryshimi i shumë drejtuesve femra nga drejtoritë e Hipotekës dhe Spitalit në Shkodër, nuk ka qenë rastësi dhe as një çështje performance e tyre, mirëpo nuk preferoi të japë më shumë detaje.

Gazetari Edmond Arizaj ka komentuar këtë deklaratë, teksa në një reagim shkruan se në Shkodër duhet të hapet një spital psikiatrik dhe Ademi të jetë pacientja e parë.

Gazetari shkruan më tej se sipas tij nuk është e mundur të ketë ndodhur një ngjarje kaq e rëndë dhe të kalohet në heshtje.

“Duke lexuar se c’paska thene kryetarja e Bashkise Shkoder, mendova: Pse te mos kete edhe aty nje spital psiqatrik, mos ta kene kete privilegj vec Elbasani dhe Vlora, dhe zonja te behet pacientja e pare…Besoj me pas do kete kohe te reflektoje, se si mendohet fillimisht per familjet e atyre qe i quan te perdhunuara, apo si veprohet nese ke informacione qe ka pasur perdhunime…Nuk e di cfare guximi, apo mungese logjike duhet te kete nje grua, nene, politikane, apo kryeqytetare, te deklaroje pa asnje dridhje qerpikesh se jane perdhunuar gra, drejtoresha ne kete rast, dhe nje qytet i tere, bashke me kryetaren e tyre jane memece prej kaq kohesh…”, shkruan gazetari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...