E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

“Janë parti inati, mllefi”, djali i Olldashit flet për Patozin e Topallin

Djali i një prej eksponentëve të lartë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, është i mendimit se Topalli, Patozi dhe Murrizi kanë krijuar parti për shkak të inatit. Në prononcimin e tij për ‘Euronews Albania’, Glauk Olldashi foli për partitë e reja që janë krijuar nga disa ish-zyrtarë të lartë të PD.

Ai i ka konsideruar si parti të krijuara për shkak të inatit, dhe se nuk beson se do të kenë ndikim në rezultatin që do të marrë PD në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ata kanë bërë zgjedhjet e veta, nuk mund të gjykoj sepse unë jam djali i tyre në moshë. Ata të gjithë kanë bërë gjykimin e vet. Sa i përket ndikimit në zgjedhje, varet nga kandidaturat e PD.

Nëse PD do ketë kandidatura shumë të mira, ndikimi i tyre do jetë zero. Janë parti inati, mllefi. Pra, votuesit e Jozefinës, Astritit janë votues që votojnë me mllef dhe nuk do të votonin PD nëse nuk do të ishin këto parti”, shprehet Glauk Olldashi.

Glauk Olldashi është angazhuar në PD që prej disa vitesh tashmë, duke u përkushtuar kryesisht në aktivitetet e Forumit Rinor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...