E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

“Janë njohur në rrjetet sociale”/Babai i Marigona Osmanit: Ishte e shqetësuar

Marigona Osmani e cila u vra nga bashkëjetuesi i saj, është njohur me të në rrjetet sociale. E reja u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër, pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi, zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa. Babai i të ndjerës ka thënë se çifti ishin njohur përmes rrjeteve sociale, dhe se më vonë kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale. Ai ka rrëfyer më tej se vajza ka qenë e kërcënuar.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë të shumtë, e përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Para ceremonisë së varrimit, protesta u zhvilluan para Policisë së Kosovës, për të vazhduar edhe para Gjykatës e Prokurorisë. Protestuesit kanë akuzuar institucionet e drejtësisë, se nuk po reagojnë në kohë.

Dy personat e dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit kanë pasur disa precedentë penalë, madje A. Sejdiut më 2013 i është ngritur akt-akuzë për tentativë vrasje, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar pas 8 vjetësh, në shtator të këtij viti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...