E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“Janë kryer detyrat për negociatat”/Rama sulmon opozitën

Shqipëria i ka plotësuar kushtet për në BE. Kështu u shpreh kryeministri Rama në seancën plenare, ndërsa në fokus solli të ashtëquajturit ‘peshqit e mëdhenj”.  Ai foli edhe për forcat që punojnë kundër Shqipërisë, që të jetë larg BE-së, ndërsa vendosi pikat mbi ‘i” se reforma në drejtësi është reformë pa kthim.

“Lufta me korrupsion është luftë për modernizimin e shtetit, dhe është kjo pjesë që kërkon kohë dhe durim të madh, pasi nuk mjaftojnë hetimet, por vendosja në sistem e mekanizmave që kanë kapacitet që ta bëjnë të pamundur korrupsionin”, tha Rama.

Deklarata

“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për në BE. Është shumë e rëndësishme për të gjithë, që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Europian, bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.

Nëse raporti ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike, duke konfirmuar detyrat për çeljen e negociatave, vendimmarrja ne KE është rezultat i debatit të brendshëm, e ku subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e vet, te ky subjektivitet duhet të jemi shumë të qartë që ndikimi ynë është relativ dhe në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë qartësisht të rreshtuara në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave, dhe kam parasysh të gjithë ata që janë të pranishëm në këtë Kuvend, që përfaqësojnë atë pjesë dërrmuese të opinionit publik dhe shkojnë në vazhdën e një tradite.

Nga brenda vendit, u jepet forcave kundër zgjerimit e nuk e mirëpresin çeljen e negociatave një ushqim kundër interesave të këtij vendi, kjo është shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e kuptueshme nga kushdo, nuk ka asnjë justifikim për eksportimin dhe nxitjen e konflikteve të brendshme në funksion të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave me forca që janë kundër zgjerimit”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :   Rama ua pret shkurt gazetarëve: Na lini të vazhdojmë punën!
Lexo edhe :   Ja çfarë ka ndodhur në vendin tonë në 24 orët e fundit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...