E martë, 3 Gusht, 2021
18.5 C
Tirana

“Jam specialist pa punë”, Rama sfidon qytetarin: Të gjej punë për 24-orë, por..  

Kryeministri Rama i pranishëm sot Lushnje, ka komunikuar nga afër më qytetarët për të dëgjuar nga afër hallet dhe problemet e tyre.

Një nga banorët e Lushnjes, specialist dikur në OSHEE i ka qarë hallin Ramës se ka mbetur pa punë edhe pse është profesionist. Ai ankohet se ka vende bosh, por e kanë sorollatur.

Rama e sfidoi atë publikisht duke i thënë se do ti gjente punë brenda 24-orëve.

Debati

Qytetari: Ju keni thënë se në OSHEE janë punësuar edhe këngëtarë. Dhe tjetra keni thënë punë ka, por s’kla profesionist, tani unë jam profesionist, jam pa punë, edhe pse vende ka. Kam kërkuar, më kanë sorollatur, tani zgjidheni këtë, si do punoj unë. Fëmijën e lashë pa master, iku djali, nuk kam lekë të paguaj, tani vjen shtatori prapë, këta mase duan lekë, unë lekë nuk kam.

Rama: E kuptova, mos i bjer shkurt për lekë. Nëse do punë ti personalisht 24 orë më duhet mua ta gjej punën. Por jo në shtet, në provat, ja ku më ke, 24 orë unë ty të gjej punë. Nuk ka asnjë problem, e ta gjej pa mik, me sistemin e zyrave të punës, por historia që janë 15 vende në OSHEE dhe janë 1 mijë veta që i duan dhe nuk shkojnë në privat nuk funksionon. Shqipëria ka një problem, shumë të madhe me zanatet.

Qytetari: pas takimit

Rama: Jo pas takimit, per 24 ore

Qytetari; Po me mba shenim emrin te pakten

Rama; Pse kujton ti se nuk ta gjej dot emrin une ty, edhe numrin e telefonit po deshe..

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...