E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

“Jam në dispozicionin tënd”, Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja shqiptare, Adriana Matoshi, njoftoi se pas 9 vitesh i është rikthyer tumori në tru. Për fat të keq, të njëjtën sfidë tejet të vështirë e kishte kaluar edhe para nëntë vitesh, kur ishte shtatzënë për herë të katërt, dhe ajo e kujton si një periudhë të errët të jetës.

Por ajo gjeti guximin dhe nuk u dorëzua asnjëherë! Mesazhi që përcolli në rrjetet sociale preku të gjithë, fansat, miqtë, kolegët dhe familjarët vendosën që të shprehnin publikisht mbështetjen për aktoren e njohur.

Ata i dhanë forcë për të përballuar edhe njëherë tjetër këtë sëmundje të rëndë. Madje Adriana Matoshit i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ky i fundit i ka shkruar deputetes së Kosovës, se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

“Adriana une

Uroj nga zemra qe te lurohesh nga kjo kokedhembje sa me shpejt. Te lutem mos harro se jam në dispozicionin tend nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po te shqetëson tani. Me thuaj te lutem!”, shkruan Pacolli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...