Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi bërtiti gjatë udhëtimit me avion se ishte infektuar nga koronavirusi.
Shakaja e tij e cila sipas tij u bë vetëm që të bëhej virale në Instagram, bëri që fluturimi nga Toronto drejt Xhamaica të kthehej për të bërë ulje emergjence.
“Vini re ju lutem. sapo jam kthyer një nga provincë në Wuhan, kryeqyteti i koronavirusit dhe nuk ndjehem mirë. Ju faleminderit”, ka thënë James Potok gjatë fluturimit.
Ai tha se “ishte vetëm një shaka dhe se me të shpresonte të rriste shikimet në Instagram”, por gjithsesi ai u shoqërua nga siguria jashtë avionit për kontrolle dhe më pas u arrestua për shkelje për shkak të ndryshimit të rrugës së avionit.
28-vjeçari e quan veten Potok Philippe dhe ka rreth 30,000 ndjekësa në Instagram. Në një intervistë në Toronto ai justifikohej: “Unë nuk është se thashë kam një bombë të lidhur në trup por desha që video të bëhet virale në Instagram”, teksa shtoi se u çudit që askush nuk po qeshte.