E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Jam i sëmurë”, Fatos Tushe kërkon lirimin nga burgu

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, me pretendimin se është i sëmurë. Tushe pretendon se është alergjik ndaj ushqimeve, dhe se sipas mjekut, nuk duhet të qëndrojë në ambiente të mbyllura.

Po ashtu, në kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, Tushe thotë se vuan nga zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe se ka kolesterolin e lartë. Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. “Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”.

Njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami nuk e ka mohuar. “E njoh, por nuk kam lidhje me tenderin”, tha ai përpara Gjykatës së Apelit.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Fatos Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...