”Jam i deformuar, por jam mirë”/ Publikohet video e fundit e Maradonës

Në rrjetet sociale po qarkullon tashmë një video e fundit e ikonës së futbollit Diego Armando Maradona, pak kohë para se të ndahej nga jeta.

“Djali i Artë” shfaqet në kuzhinën e banesës së tij së bashku me ish-partneren Veronika Ojeda. Diego përshëndet doktorin Leopoldo Lukue, i cili e operoi, ndërsa shprehet se ndihet i deformuar pas operacionit në kokë, por qëndrimi me njerëzit e mirë e bën të ndihet rehat.

“Ç’kemi Luke! Jam i deformuar, por ndihem mirë. Ti e di, nuk më pëlqen intimiteti. Kur jam me njerëz të mirë, dal jashtë strofullës sime. Një puthje për Leopoldo Luken!”, shprehet për herë të fundit Maradona.

Maradona humbi jetën në banesë në moshën e 60-vjeçare në 25 nëntor të vitit të kaluar nga një atak kardiak. Vdekja e tij shkaktoi hidhërim në mbarë botën.