Ylli i rrjeteve sociale Kylie Jenner duket se nuk i ka rezistuar tundimit kur pa veten e saj në versionin mashkull, falë aplikacionit FaceApp!
Kylie e ka publikuar foton e shumëpërfolur ku shfaqet ajo në versionin mashkull që është realizuar nga një faqe e fansave dhe të gjithë mendojnë se është kopje e këngëtarit të famshëm Zayn Malik.
Moda e ndryshimit të gjinisë përmes një fotografie është rikthyer sërish këtë vit, falë FaceApp që jo vetëm që e bën transformimin të thjeshtë, por edhe shumë realist.