E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
2 C
Tirana

Ja truket psikologjike, për t’i bërë njerëzit t’ju pëlqejnë menjëherë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Shumica e miqësive zhvillohen aq natyrshëm, saqë as që e kuptoni se si apo kur nisën ato. Gjithsesi, në ndonjë rast ju duhet të bëni jo pak përpjekje për t’u miqësuar me dikë, për arsye nga më të ndryshme. Ja cilat janë truket më të mira psikologjike, që do t`ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Kopjoni ata me të cilët doni të miqësoheni

Kur bisedoni me dikë, provoni të kopjoni gjuhën e trupit të tij, gjestet dhe shprehjet e fytyrës. Në vitin 1999, studiuesit e Universitetit të Nju Jorkut dokumentuan “efektin kameleon”, që ndodh kur njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme imitojnë sjelljen e njëri-tjetrit, dhe kjo mimikë e lehtëson pëlqimin nga pala tjetër.

Kaloni më shumë kohë pranë tyre

Sipas efektit të ekspozimit, njerëzit kanë prirjen të pëlqejnë gjëra që janë të njohura për ta. Njohja e këtij fenomeni daton që nga vitet 1950, kur studiuesit zbuluan se studentët që jetonin më afër në konvikt, kishin më shumë gjasa të ishin miq sesa studentë që jetonin më larg.

Bëjuni komplimente njerëzve të tjerë

Njerëzit që keni përballë do të shoqërojnë cilësimet që ju përdorni për të përshkruar njerëzit e tjerë me personalitetin tuaj. Ky fenomen quhet transferim spontan i tipareve. Sipas ekspertes Greçen Rubin, “çfarëdo që thoni mbi njerëzit e tjerë, ndikon në mënyrën se si të shohin njerëzit”.

Jini vazhdimisht në humor të shkëlqyer

“Infeksioni emocional”, është dukuria që ndodh kur njerëzit ndikohen fuqimisht nga gjendjet shpirtërore të njerëzve të tjerë. Nëse doni t’i bëni të tjerët të ndihen të lumtur kur janë pranë jush, atëherë bëni më të mirën tuaj për të komunikuar emocione pozitive.

Miqësohuni me miqtë e tyre

Teoria e rrjetit social prapa këtij efekti quhet “afërsi triadike”, që do të thotë se dy njerëz ka të ngjarë të jenë më të afërt, kur kanë një mik të përbashkët.

Zbuloni herë pas here të metat tuaja

Sipas efektit ”pratfall”, njerëzit do t’ju pëlqejnë më shumë pasi të bëni një gabim. Por vetëm nëse ata besojnë se ju zakonisht jeni një person kompetent. Zbulimi se nuk jeni perfekt, i bën më të ndjeshëm njerëzit përreth jush.

Nxirrni në pah parimet që keni në jetë

Sipas një studimi, njerëzit tërhiqen më shumë nga ata që janë të ngjashëm me ta. Ky është i njohur si efekti i “ngjashmërisë-tërheqjes”. Ndaj nëse shpresoni të miqësoheni me dikë, përpiquni të gjeni një pikë ngjashmërie midis jush, dhe ta theksoni atë.

Buzëqeshni

Në një studim, gati 100 studentë panë fotot e një gruaje tjetër në njërën nga 4 pozat:duke buzëqeshur në një pozicion të hapur të trupit, duke buzëqeshur në një pozicion të mbyllur të trupit, duke mos buzëqeshur me një pozicion të hapur të trupit, ose duke mos buzëqeshur në një pozicioni të mbyllur të trupit. Rezultatet treguan që gruaja në foto pëlqehej më shumë kur buzëqeshte, pavarësisht nga pozicioni i trupit të saj.

Tregojuni atyre një sekret

Vetë-zbulimi  mund të jetë një nga teknikat më të mira të ndërtimit të marrëdhënieve. Në një studim, studentët u ndanë në çifte, dhe iu tha se duhet të kalonin 45 minuta për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin. Eksperimentuesi iu dha një seri pyetjesh për të bërë, të cilat u bënë gjithnjë personale.

Për shembull, një nga pyetjet e ndërmjetme ishte “Si ndiheni mbi marrëdhënien që keni me nënën tuaj?”. Çifteve të tjera iu bënë pyetje më të përgjithshme të tipit “Cila është festa juaj e preferuar? Pse?”.Në fund të eksperimentit, studentët që do të bënin gjithnjë e më shumë pyetje personale raportuan se ndiheshin shumë më pranë njëri-tjetrit, sesa studentët që bënë biseda të përgjithshme.

Burimi i lajmit: https://www.iflscience.com/brain/17-psychological-tricks-to-make-people-like-you-immediately/all/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions League/ Inter fiton mes drithërimash në Gjermani, avancon Liverpul

Përfundojnë ndeshjet e raundit të 5 të UEFA Champions League. Vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borusia Mynshenglabah-Interit. Zikaltërit e Kontes, arritën...

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

“Je i shpifur”/ Gjekmarkaj kapet me Frrok Çupin: Flet si njeri i Neandertalit

Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme, në studion e “Open”. Ndërsa po diskutohej rreth integrimit dhe kushteve...

Mësimi online, Kushi: Klasa 1-5 dhe maturat do të vazhdojnë në shkolla

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar se si do të vazhdojë mësimi në shkollat shqiptare në situatën e pandemisë. Në një lidhje në emisionin...

Sonda kineze zbret në Hënë për të mbledhur mostra

Kina thotë se misioni i saj pa pilot në hënë që synon mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve dhe pluhurit për t'u rikthyer më pas...