Ja thënia e shkrimtarit dhe eseistit amerikan për ata që nuk shkojnë të votojnë

David Foster Wallace ishte një autor amerikan romanesh, tregimesh të shkurtra dhe eseist, si dhe një profesor universiteti i anglishtes dhe shkrimit krijues.

David Foster Wallace: “Nëse je i mërzitur dhe i neveritur nga politika dhe nuk e prish terezinë për të votuar, në fakt po voton për establishmentin e dy partive kryesore, që ju siguroj se nuk janë budallenj, dhe se ata janë plotësisht të vetëdijshëm se është në interes të tyre për të të mbajnë të neveritur, të mërzitur nga politika dhe cinik dhe të të japin çdo arsye të mundshme për të qëndruar në shtëpi dhe për të parë TV në ditën e votimeve. Sigurisht, qëndro në shtëpi nëse dëshiron, por mos mendo kot që nuk votove. Në të vërtetë, nuk mund të mos votohet: ose voton duke votuar, ose voton duke qëndruar në shtëpi dhe duke dyfishuar në heshtje vlerën e votës së disa militantëve.”