E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ja sinjalet që përdorin grupet kriminale për të komunikuar me njëri-tjetrin

Sot kriminelët janë bërë shumë kreativ në aktivitetin e tyre, për të shmangur kapjen nga policia, edhe pse jo gjithmonë kanë sukses. Dhe për ata që operojnë me bashkëpunëtorë, metodat e tyre të komunikimit me njëri-tjetrin janë përmirësuar. Ja cilat janë disa nga sinjalet më të përdorura

Steganografia

Steganografia i referohet fshehjes së mesazheve, në mënyrë që askush të mos mund ta zbulojë mesazhin – përveç marrësit të synuar. Kjo metodë përfshin ndryshimin e fotove për të përfshirë mesazhin. Për shembull, pas sulmit të 11 shtatorit 2001 në SHBA, FBI zbuloi se terroristët e Al-Kaidës përdorën faqet pornografike në internet për t`i dërguar mesazhe njëri-tjetrit.

“Pikat e vdekura”

Një “pikë e vdekur” është një vendndodhje mbi të cilën është rënë dakord reciprokisht, ku kriminelët lënë informacione apo para për palën tjetër. Ajo mund të jetë një pemë në një park, një kosh plehrash, poshtë stolave të parkut, dyqane ose kioska buzë rrugës. Ky sistem është aq shumë efektiv saqë përdoret sot e kësaj dite edhe nga shërbimet sekrete.

Kartat e lira SIM

Meqenëse janë të lira, të besueshme dhe të lehta për tu blerë, karta të tilla ofrojnë një mjet relativisht të lirë dhe të sigurt të komunikimit afatshkurtër midis grupeve kriminale. Pas krimit, kriminelët e shkatërrojnë kartën për të shmangur gjurmimin.

Në përgjithësi, kriminelët i blejnë këto karta në mënyrë anonime, gjë që e bën të vështirë kapjen nga policia. Interesant është fakti se kjo metodë përdoret edhe nga drejtuesit e korporatave, kur ndiejnë se janë të prekshëm nga pirateria telefonike dhe duhet të komunikojnë informacione të ndjeshme.

Mesazhe me e-mail dhe sms

Gjithsesi, me këtë metodë kriminelët duhet të përdorin kode, të komunikojnë më rrallë, dhe të shmangin gjithçka që mund të ndihmojë në gjurmimin e tyre. Kriminelët i dërgojnë këto mesazhe të koduara në kohë të planifikuara. Ndaj nëse e ngatërrojnë orarin, pala tjetër do ta mësojë menjëherë se diçka nuk shkon mirë. Kjo mund të thotë që ata janë në telashe, apo se i ka arrestuar policia.

Një tjetër taktikë që përdorin kriminelët sot është dosja e draft-mesazheve. Pra njëra nga palët shkruan mesazhin, dhe e ruan atë si një draft pa e nisur diku. Më pas i jep kodin e hyrjes në llogari të palës tjetër, e cila më pas e rikuperon mesazhin. Pasi mesazhit lexohet, ata fshijnë gjithçka për të shmangur lënien pas të ndonjë prove.

Mediat sociale, chat rom-et

Faqet kryesore të mediave sociale (si Facebook), përdoren shpesh nga grupet kriminale për aktivitet e tyre. Kohët e fundit, grupe të organizuara ekstremiste dhe teoricienë të konspiracionit si Qanon, përdorën aplikacionin Parler për të planifikuar sulmin famëkeq mbi ndërtesën e Kapitol Hill në SHBA, duke shkaktuar trazira në të gjithë vendin.

Gjithsesi, për shkak të rrezikut të lartë të kapjes së tyre nga policia, kriminelët i përdorin  kryesisht faqet sociale si një platformë për t`u takuar, bashkëvepruar dhe lidhur me kriminelët e tjerë. Por kjo për të kryer punët e tyre ilegale.

Korrierë personalë

Ndonjëherë, organizatat kriminale zgjedhin metodën e shkollës së vjetër për të dërguar mesazhe:një ndërlidhës personal për dërgesa shumë të rëndësishme si para, drogë apo armë. Organizatat kriminale e pëlqejnë këtë metodë kur duan që të shmangin lënien e gjurmëve dixhitale.

Simbole bandash

Bandat e ndryshme si për shembull Yakuza në Japoni, përdorin shenja ose tatuazhe të ndryshme për t`u identifikuar njëri-tjetrin. Meqë Yakuza s’ka nevojë që ta fshehë identitetin nga policia, ata mund të bëjnë tatuazhe në të gjithë trupin, ndryshe nga bandat e tjera që detyrohen t’i fshehin tatuazhet.

Dritat e ndezura të makinës

Një kriminel mund të ndezë dritat2 herë për të treguar praninë e oficerëve të policisë në afërsi, ose ta bëjë këtë vazhdimisht për të sinjalizuar praninë e bandave rivale në zonë. Të huajt nuk do t’i kuptojnë kurrë këto sinjale, pasi nuk janë pjesë e bandës dhe nuk i dinë kodet.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2021/02/19/10-signals-criminals-use-to-communicate-with-other-criminals/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

10 shprehje nga Gynter Gras, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Edhe librat e këqij janë libra, kështu që janë të shenjtë". "E di që Sot të gjitha gjërat kanë sy, se asgjë nuk kalon pa...

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

''Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.'' Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan...

Kim Jong Un e pranon: Koreja e Veriut po vuan nga kriza ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve, situatës së pandemisë...

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...

Twitter-i bllokoi Presidentin e Nigerisë, ai bllokon Twitter-in në Nigeri

Në mëngjesin e 5 qershorit, 23-vjeçarja Farida Garba (pseudonim)  hapi aplikacionin e saj Twitter për të zbuluar se, si dhe 39 milion përdorues të...