E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

Ja si zgjidhet konflikti turko-grek në Mesdheun lindor

Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council On Foreign Relation”

Të dielën, Turqia e tërhoqi anijen e saj të eksplorimeve nën det, Oruc Reis, nga zonat e kontestuara të Mesdheut lindor, për t’i hapur rrugë nisjes së negociatave me Greqinë. Kjo është një lëvizje shumë pozitive. Tensionet në Mesdheun Lindor – rajon i pasur me rezerva të mëdha gazi dhe kufij të diskutueshëm detarë – janë aq të larta sa që askush nuk po e përjashton një luftë të mundshme midis Turqisë dhe Greqisë.

Turqia, Greqia dhe Qiproja kanë mosmarrëveshje mes tyre në lidhje me mënyrën e caktimit të zonave për të eksploruar burimet e sapo-zbuluara të hidrokarbureve në zonë. Franca është rreshtuar në krah të Greqisë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe po dërgojnë avionë luftarakë në ishullin grek të Kretës.

Tensionet aktuale midis aleatëve të NATO-s, mund të përshkallëzohen në një konflikt që mund tërheqë me vete pjesën më të madhe të Evropës. Dhe me përfshirjen e Turqisë në luftën libiane dhe një grindje të ashpër Turqi-Emiratet e Bashkuara Arabe që po zhvillohet në prapaskenë, Evropa rrezikon të futet në një konflikt më të gjerë të Lindjes së Mesme.

Në qendër të krizës aktuale janë dy konflikte:problemi i vjetër i Qipros –  që mbetet i ndarë që nga viti 1974 në zonat greke dhe turke, nga forcat paqeruajtëse të OKB – dhe një mosmarrëveshje edhe më e vjetër midis Greqisë dhe Turqisë rreth mënyrës se si duhet dizenjuar kufijtë detarë të ishujve grekë ngjitur me Turqinë kontinentale.

Grekët thonë se sipas ligjit ndërkombëtar detar, ishujve të saj duhet t’u garantohet një zonë e gjerë ekonomike detare. Turqit argumentojnë se me brigjet e saj të shumta, Anadolli kontinental krijon shelfin e vet kontinental, duke e kufizuar kësisoj shtrirjen e ishujve grekë.

Evropa është e përçarë. Franca, Qipro dhe Greqia duan vendosjen e sanksioneve për të frenuar atë që ata e shohin si një Turqi agresive. Por ato mbeten disi të izoluara në qasjen e tyre.

Ndërsa duan që të solidarizohen me Qipron dhe Greqinë, shumë vende evropiane mendojnë se armiqësimi me Turqinë është një ide e keqe, dhe se shqetësimet e Ankarasë rreth zonave ekonomike në Mesdheun Lindor nuk janë të pajustifikueshme.

Ndërsa duan të jenë solidarë në kuadër të Bashkimit Evropian, vendet anëtare hezitojnë të mbështesin sanksionet e forta ndaj Ankarasë. Mënyra e vetme për të dalë nga ky ngërç, është që Turqia dhe Greqia të ulen dhe të bisedojnë më njëra-tjetrën, dhe këtë është përpjekur t`a ndërmjetësojë Gjermania.

Kancelarja Angela Merkel po luan rolin që luajnë tradicionalisht presidentët amerikanë.

Ajo ka biseduar veçmas me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin grek Kiriakos Micotaqis. Evropianët duhet ta pranojnë që konflikti i fundit në Lindjen e Mesme, nuk mund të adresohet në mënyrë të izoluar nga çështjet më të gjera që kanë lidhje me përfshirjen e Turqisë në Libi, izolimin e saj rajonal, mosmarrëveshjen e vjetër mbi Qipron, dhe pretendimet e mbivendosura territoriale në Detin Egje.

Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj Greqinë dhe Turqinë për t’u rikthyer tek bisedimet “eksploruese”, të pezulluara që nga viti 2016, të cilat mbulojnë gamën e mosmarrëveshjeve ligjore dhe politike, nga kufijtë detarë tek fluturimet ajrore.

Raundi i ri i bisedimeve, që duhet të nisë menjëherë, duhet të përfshijë edhe Lindjen e Mesme. Turqia dhe Greqia (dhe ndoshta më vonë turqit dhe grekët qipriotë), duhet të inkurajohen të hulumtojnë mundësinë e ndërmarrjeve të përbashkëta për kërkimin e burimeve nënujore në zonat e diskutueshme detare.

Përndryshe, bisedimet mund të çojnë përfundimisht në një marrëveshje mbi një kornizë të përbashkët për një gjykim ndërkombëtar të kësaj çështje. Evropa dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën mbi një gamë të madhe çështjesh, nga emigrimi tek siguria.

Ankaraja duhet që ta zbusë retorikën e “pushtimit”. Por në mungesë të udhëheqjes amerikane, u takon evropianëve të zhvillojnë një sërë opsionesh politike për të krijuar një agjendë pozitive dhe një marrëveshje të re me Turqinë.

Thirrja e një konference më të gjerë mbi Mesdheun Lindor mund të jetë një fillim i mirë. Një tjetër opsion, mund të jetë pranimi i Turqisë në Forumin e Gazit “EastMed”, një gazsjellës i planifikuar të kalojë nëpër gjithë rajonin, me synim krijimin e një boshti që përjashton Turqinë.

Gazsjellësi, një ide e administratës Trump, nxiti ndjesinë e rrethimit në Ankara, duke kontribuar përfundimisht në përfshirjen e Turqisë në luftën libiane. Ndërkaq evropianët, duhet të caktojnë të dërguarin e tyre në Mesdheun Lindor, i cili mund të angazhohet në “diplomacinë e anijes’ midis palëve të ndryshme me synim zbutjen dhe më pas zgjidhjen e konfliktit.

Dhe së fundmi, për të parandaluar një konfrontim duhet të përfshihet NATO. Organizata mund të zhvillojë një mekanizëm anti-konfliktual midis Turqisë dhe Greqisë, ndoshta duke përfshirë Francën, me qëllim parandalimin e incidenteve detare, që mund të çojnë në një luftë. Në një botë kaq të ndërlidhur, nuk mund të ketë asnjë fitues të qartë në një konfrontim në Mesdheun Lindor. Më së miri të ulemi dhe të flasim, por edhe të ndajmë.

Burimi:  https://www.ecfr.eu/article/commentary_best_to_sit_and_talk_how_to_solve_the_conflict_in_the_eastern_me

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian, në fund të qershorit, negociata të cilat janë bllokuar prej...

Euro 2020/ Kombinacionet për çdo kombëtare, si kalojnë katër vendet e 3-ta

Cilat kombëtare janë kualifikuar deri tani, cilat mund t'u bashkohet atyre në raundin e 1/8-ave, rregullat në rast barazimi me pikë dhe çfarë i...

SHBA/ Kamionçina hyn mes turmës gjatë paradës LGBT, bilanc tragjik

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ndodhi dje në mbrëmje në Florida të SHBA-ve, kur...

Vëllezërit që shitën pikturën false dhe zbuluan që pagesa u bë me para false

Historia fillon në 2003-shin, kur vëllezërit Font, nga Girona, Spanjë, blenë pikturën "Portreti i Antonio Maria Esquivel" (Retrato de Antonio María Esquivel), atribuar penelit...

Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale

Të ankohesh nga dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. Rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të...