E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Ja si Rusia po mëson qeveritë të spiunojnë qytetarët e tyre

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Nga: Alina Polyakova “The New York Times”

Huauei, kompania kineze e telekomunikacionit, dhe prodhuesja më e madhe e pajisjeve telekomunikuese në botë, po ndihmon qeveritë afrikane të spiunojnë kundërshtarët politikë. Pekini i ka shitur gjithashtu mijëra kamera mbikëqyrjeje Ekuadorit, dhe po këshillon një numër në rritje regjimesh autokratike mbi “menaxhimin e informacionit”.

Ka arsye shumë të forta, për të qenë të shqetësuar me eksportimin e teknologjisë kineze. Por Kina, nuk është tregtarja e vetme që u ofron mjete të mbikëqyrjes dixhitale, udhëheqësve të dorës së fortë. Mund të jetë tunduese ta shpërfillin Rusinë si të parëndësishme në këtë fushë, por kjo do të ishte e gabuar.

Në fakt, modeli i teknologjisë së ulët të autoritarizmit dixhital të Rusisë, mund të dëshmohet si më i përshtatshëm dhe më i qëndrueshëm. Shumë më tepër vende, ngjajnë aktualisht më shumë me Rusinë sesa me Kinën. Modeli kinez i mbikëqyrjes, mbështetet në parimin e integrimit të të dhënave off-line dhe on-line, duke lidhur gjithçka, nga pamjet e kamerave me qark të mbyllur, aktiviteti i mediave sociale, dhe deri tek të dhënat mjekësore.

Dhe kjo gjë kërkon burime të mëdha administrative. Pak shtete kanë mundësi të përballojnë nivelin e investimeve të nevojshme, për t’i pasur të gjitha këto të dhënat. Këtu qëndron edhe forca e modelit rus. Teknologjia ruse e mbikëqyrjes, mbështetet më pak në filtrimin masiv, apo siç ndodh në Kinë, tek bllokimi i informacionit para se ai të mbërrijë tek qytetarët, dhe më shumë në monitorimin e mëpasëm, pra ka ndërtuar një rrjet ligjor represiv, që operon përmes frikësimit të sipërmarrjeve private dhe organizatave joqeveritare.

Ky model, është shumë më i lehtë që të kopjohet. Ndërsa Pekini ka vendosur nën kontrollin e qeverisë internetin në vitet 1990, interneti në Rusi (si në shumicën e vendeve), depërtoi në shoqëri relativisht të pakontrolluara. Facebook, Twitter dhe Google – që të gjithë të bllokuara në Kinë – janë të disponueshme në Rusi.

Kjo është arsyeja pse qeveria ruse, ka dashur të ndërtojë një infrastrukturë të mbikëqyrjes dixhitale, duke përdorur më pak burime shtetërore sesa Kina. Ai quhet Sistemi i Masave të Kërkimit Operativ, ose SORM, dhe bazohet në një sistem mbikëqyrje të epokës sovjetike, mbi monitorimin e thirrjeve telefonike.

Në vitin 1995, sistemi u ringjall dhe u zgjerua për të monitoruar trafikun e e-maileve, dhe frekuentimin e faqeve në internet. Sot, një liste kompanish, përfshirë ato të telekomunikacionit, ofruesit e shërbimeve të internetit dhe platformat e mediave sociale, u kërkohet me ligj të instalojnë pajisjet SORM.

SORM nuk  e bllokon informacionin. Përkundrazi, ai i lejon shërbimet e sigurisë dhe agjencitë qeveritare, të përdorin të gjitha të dhënat që rrjedhin në internet, dhe në rrjetet telekomunikuese.

SORM, funksionon në thelb si një “prapavijë” e qeverisë në internet.

Sistemi mund të përdoret për të gjurmuar të dhënat personale, si Protokollin e Internetit, ose I.P, adresat, emrat e përdoruesve të mediave sociale, dhe adresat e postës elektronike të udhëheqësve të protestave ose politikanëve të opozitës. Kompanitë ruse, ua kanë shitur këtë teknologji Bjellorusisë, Kirgistanin, Kazakistanit dhe Ukrainës, dhe më tej vendeve të Amerikës Latine, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

MFI Soft, një nga ofruesit më të mëdhenj të sistemit SORM, ofron një shumëllojshmëri paketash dhe shërbim 24-orësh të klientit, dhe garanton sigurinë e këtyre pajisjeve.

Një nga paketat më të njohura të MFI Soft, SORMovich, mund të blihet për afërsisht 20 mijë dollarë. Në vitin 2017, MFI Soft u bë pjesë e një konsorciumi kompanish të ashtuquajtura të “sigurisë së informacionit”, të njohura si grupi Citadel. Zyrtarisht, kjo lëvizje u ndërmor për të konsoliduar tregun e teknologjisë së mbikëqyrjes. Por ajo sugjeron se Kremlini synon që të forcojë aftësitë përgjuese, dhe të harmonizojë çmimet.

SORM krahasohet me nismën “Sharp Eyes” (Sytë e Mprehtë) të Kinës, që synon të jetë një sistem tërësisht i gjithëpranuar, që integron inteligjencën artificiale me të dhënat e videove, si dhe ato të mbikëqyrjes në internet. Por SORM nuk është i sigurt. Kohët e fundit, një programues rus zbuloi se pajisjet SORM, po lejonin rrjedhjen e të dhënave personale të rusëve, përfshirë koordinatat e vendndodhjes së tyre dhe numrat e telefonit.

Por ndryshe nga vizioni kompleks kinez i mbikëqyrjes së plotë, teknologjitë SORM janë relativisht më të lehta për t’u instaluar, dhe integruar me sisteme të tjera. Rusia nuk ka qenë ndonjë lidere në industritë e mbikëqyrjes dixhitale të teknologjisë së lartë.

Dhe mbetet e paqartë, se në çfarë mase kompanitë ruse po garojnë direkt me kompanitë kineze, dhe për të njëjtat tregje. Për kompanitë kineze, pjesa e vogël e tregut që ka Rusia në teknologjinë e mbikëqyrjes, nuk ka të ngjarë të shihet si një kërcënim konkurrues.

Ndërsa më shumë vende po marrin teknologjitë e tjera kineze, të tilla si sistemet 5G të Huauei, pajisjet e mbikëqyrjes të prodhuara nga kinezët, do të bëhen gjithnjë e më të lira dhe më lehtë të instalueshme. Por Rusia po eksporton gjithashtu edhe ide. Ligji i ashtuquajtur “interneti sovran”, i firmosur nga presidenti Vladimir Putin në fillim të këtij viti, hyri në fuqi më 1 nëntor. Teorikisht, ai e lejon qeverinë ruse të ndërpresë internetin në vend, ose të parandalojë pjesë të internetit global, duke penguar për shembull komunikimin e protestuesve për t’u organizuar, apo transmetuar mesazhet e tyre.

Ai kërkon gjithashtu nga ofruesit e shërbimeve të internetit, të bllokojnë automatikisht faqet e internetit të ndaluara, dhe të monitorojnë (dhe bllokojnë siç kërkohet) komunikimet ndërkombëtare. Edhe para se të hynte në fuqi ky ligj, qeveria ruse kishte eksperimentuar tashmë me mbylljen e faqeve të caktuara të internetit, gjatë protestave antiqeveritare në Moskë verën që shkoi.

Vende të tjera, kanë ndjekur modelin e Moskës. Në nëntor, pas protestave të mëdha, Irani mbylli me sukses internetin në të gjithë vendin. Mbyllje të tilla, janë pjesë e një prirje globale në rritje: Regjimet autoritare, po mësojnë nga njëri-tjetri, se si të militarizojnë teknologjitë.

Sjellja e dikurshme e Rusisë, sugjeron se kur Perëndimi e ka mendjen diku tjetër, Rusia kërkon mundësi të reja për të zgjeruar ndikimin e saj. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po bëhen gjithnjë e më skeptike ndaj kompanive kineze të teknologjisë, dhe po përpiqen të ushtrojnë presion ndaj vendeve të tjera që ta bojkotojnë atë, eksportuesit rusë të teknologjisë së mbikëqyrjes mund të bëjnë një hap përpara për të ofruar një model alternativ, dhe ndoshta më të përballueshëm në aspektin financiar, të autoritarizmit dixhital./TIRANA TODAY

Shënim: Alina Polyakova, është drejtore e Projektit për Demokracinë Globale dhe Teknologjinë në zhvillim, dhe anëtare e Institutit Brukings.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Busti i Skënderbeut/Spahiu: Kanë ëndërruar që të jetë më i gjatë se Rama

Dje në Prizren u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e...

Grabitje në 60 sekonda/Minorenët bëjnë namin, policia merret me gjobat

Në kohën kur Policia e Shtetit ka dalë në terren e merret me personat të cilët nuk janë të pajisur me maskat anti-Covid, nga...

Mbrëmë u shfaq në emisionin e Luana Vjollcës, këngëtarja: Jam infektuar

Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, por ka sqaruar se...

Rusja “përplas” në tokë burrin 240 kilogramë (FOTO-VIDEO)

Ndonjëherë përmasat trupore nuk kanë rëndësi, dhe këtë e ka dëshmuar shumë mirë një femër e cila ka hedhur në tokë burrin që peshon...

Infektohet deputeti socialist, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Vijojnë infektimet masive në radhët e politikës. Deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Deputeti kishte disa ditë që kishte shfaqur...