E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Ja si po festohen Krishtlindjet në mbarë botën (FOTO)

Njerëzit në mbarë botën po festojnë Krishtlindjet – një nga ditët më të shenjta në kalendarin e krishterë. Megjithatë, për të dytin vit radhazi, ka turma më të vogla në shërbimet e kishës dhe ngjarje të tjera për shkak të shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit. Fotot e festimeve:

Dritat dhe dekorimet shumëngjyrëshe e bënë këtë urë këmbësore në Taipei të Tajvanit, shumë të preferuar nga vendasit dhe turistët.

Murgeshat mbajtën lutjet në një shërbim solemn në kishë në Nairobi, Kenia.

Në Pakistan, familjet me fëmijë të vegjël – morën pjesë në një shërbesë në prag të Krishtlindjeve në Kishën e Shën Andrew në Karaçi.

Besimtarët ndezën qirinj në Stamboll, Turqi

Në qytetin palestinez të Betlehemit, vendlindja biblike e Jezusit, u mbajt një meshë e mesnatës në Kishën e Lindjes.

Papa Françesku kryesoi një shërbim të ngjashëm në Vatikan, i cili u mbajt më herët se zakonisht për shkak të kufizimeve të Covid.

Fëmijët ndihmuan gjatë festimeve në Irbil, kryeqyteti i rajonit autonom kurd në Irakun verior.

Një fëmijë vrapon drejt një burri të veshur si Santa Claus, ndërsa ai ecën me një thes me dhurata pranë qytetit jugor të Irakut, Basra.

Kjo skulpturë gjigante me rërë e Santa Claus, u shfaq në plazhin në Gjirin e Bengalit në shtetin lindor të Odisha të Indisë.

Në Brazil, disa persona të veshur si Elf dhe Santa Claus, përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro.

Ndërkohë, një rinoceront shijoi ëmbëlsirat e Krishtlindjeve në Parkun Orana Wildlife në periferi të Christchurch, Zelanda e Re.

Ky pab në Londër të Britanisë së Madhe dukej si një lodër gjigante e Krishtlindjeve.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...