E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

Ja mikut të vetëm që ia hapi derën Kanye West pas krizës së bipolaritetit

Një ditë pasi u raportua se Kanye West nuk dëshiron të takojë bashkëshorten e tij Kim Kardashian, pas krizës që pësoi, një mik i veçantë e ka vizituar reperin.

Justin Bieber ka udhëtuar drejt fermës së shokut të tij Kanye West në Wyoming të premten në mënyrë që të kalonte pak kohë me reperin 43-vjeçar, i cili dyshohet se po vuan nga një krizë bipolariteti.

“DD & JB duke diskutuar prototipet e reja në kampusin YZY”, shkruajti West, i cili gjithashtu publikoi një fotografi të yllit të muzikës pop 26 vjeç në profilin e tij në Twitter.

Në foto, Justin mund të shihet i ulur në depon e gjerë të kampusit Yeezy ndërsa dëgjon me vëmendje një nga bashkëpunëtorët e Kanye-s.

Kanye dhe Justin kanë kohë që janë miq dhe Bieber shkonte edhe në meshat e së Dielës që organizonte West me grupin e tij të muzikantëve.

Reperi 43-vjeçar, ka ngjallur shqetësim ditët e fundit me një seri postimesh të çuditshme në mediat sociale dhe një shpërthim emocional në një tubim për fushatën e tij presidenciale në Karolinën e Jugut – gjatë së cilës ai qau në mënyrë histerike.

Pas pretendimit të tij tronditës se çifti kishte planifikuar të abortonte fëmijën e tyre të parë, vajzën North sot 7 vjeç, tani thuhet se ai ka pasur shumë pak komunikim me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeç, këtë javë.

Burimet thanë për TMZ se Kim ka bërë përpjekje për të biseduar me burrin e saj për gjendjen e tij mendore, por ai nuk i pranon thirrjet e saj dhe ka refuzuar sugjerimin e saj që ajo të fluturojë në fermën e tyre në Wyoming, ku aktualisht është duke qëndruar reperi, në mënyrë që ta ndihmojë, shkruan “iconstyle”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila reagoi mbi kritikat e tij për vaksinat anti-covid. Teksa i kthen përgjigje...

Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të Bidenit

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për...

Izrael: Morën vaksinën Pfizer, 13 persona pësojnë paralizë në fytyrë

13 persona në Izrael kanë përjetuar paralizë të lehtë të fytyrës si efekt anësor pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë...

Urrejtja në twitter: A ndihmon bllokimi i llogarive?

Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump në këtë platformë. A ndihmon kjo për të luftuar urrejtjen dhe nxitjen e urrejtjes në...

Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare

Dy gjyqtare të Gjykatës së Lartë janë qëlluar për vdekje në Kabul mëngjesin e kësaj të diele. Gjyqtaret ishin vendosur në shënjestër të njerëzve...