Kuriozitete

“Ja kush jemi ne”, reagon Jonida Maliqi pas kritikave për anglishten

               Publikuar në : 17:43 - 15/05/19 S.N

Videot e Jonida Maliqit në Tel Aviv, ku ka dhënë disa intervista, kanë bërë bujë për shkak të anglishtes jo fort të mirë të këngëtares, e cila ka ngatërruar shpesh kohët e foljeve, si dhe ka harruar disa fjalë.

Pas bujës në internet, Maliqi ka reaguar me anë të disa postimeve në Instastory. Fillimisht ajo shfaqet në video me një vajzë që flet anglisht e më pas ndërhyn Jonida:

“Duhet të flasësh perfekt ashtu siç flet edhe shqipen në anglisht se përndryshe zemër, ohhh it’s a big deal. Po e rëndësishme është që merremi vesh, apo jo?”, dhe ia plas të qeshurës.

Më tej, në një postim ajo shfaq komentin e një shqiptari dhe poshtë komentin e një të huaji, ku i pari e ofendon ndërsa i dyti shprehet se do që Maliqi të kualifikohet. E në këtë foto, Jonida shkruan me ironi “Ja kush jemi ne!”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT