E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

Ja kush janë pallatet më të mëdha sot në botë

Cilat janë pallatet më të mëdha në botë? Përgjigjja nuk është shteruese, pasi njerëz të ndryshëm i përcaktojnë ndryshe pallatet. A duhet të jetë ai i përdorur si një rezidencë e ndonjë peshkopi apo mbreti? Nëse një pallat është zgjeruar më vonë për një qëllim tjetër, a duhet të llogaritet si pjesë e pallatit origjinal?

Pallati Mbretëror i Madridit

Me një sipërfaqe 135.000 m2, ky pallat me 3.418 dhoma është pallati më i madh evropian që funksionon ende si i tillë, dhe është ende rezidenca zyrtare e familjes mbretërore spanjolle. Një kështjellë u ndërtua në Madrid gjatë shekullit XVI, kur mbreti Filipi II e zhvendosi atje oborrin e tij. Por ajo u dogj në vitin 1734, ndaj u ndërtua pallat i ri nga mbreti FilipiV.

Kështjella e Malborkut në Poloni

Ajo është godina më e madhe në botë e ndërtua me tulla. E ngritur në vitin 1274 si selia e Kalorësve Teutonikë gjatë luftës së tyre kundër fiseve baltike, kështjella fitoi një rëndësi të madhe në shekullin XIV pas pushtimit nga kalorësit e Pomeranisë dhe Gdanskut. Në vitet 1930, kështjella u përdor nga nazistët për aktivitetet e Rinisë Hitleriane.

Qyteti i Ndaluar në Kinë

Zona e mbyllur shtrihet në një sipërfaqe prej 178 hektarësh në qendër të Pekinit. Ajo u ndërtua nga mbi 1 milion punëtorë. Perandorët kinezë jetuan atje gjatë viteve 1420-1912, dhe ky kompleks ishte qendra politike e qeverisë kineze.

Pallati Apostolik (Qyteti i Vatikanit)

Rezidenca zyrtare e papës shtrihet në një sipërfaqe 162.000 m2 në Qytetin e Vatikanit. Aty ndodhen apartamentet papnore, zyrat e Selisë së Shenjtë dhe Kishës Katolike,biblioteka dhe Muzeumet e Vatikanit. Mbi të gjitha, është e famshmja Kapela Sistine, e realizuar nga Mikelanxhelo dhe Botiçeli.

Istana Nurul Iman, Brunei

Istana Nurul Iman (Pallati i Dritës së Besimit) është rezidenca zyrtare e Sulltanit të Bruneit, dhe ka një sipërfaqe 200.000 m2. Ai është gjithashtu selia e qeverisë së Bruneit. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1984. Ka 788 dhoma, dhe brenda tij ndodhet një xhami me kapacitet për 1500 njerëz.

Rashtrapati Bhavan, Indi

Pallati presidencial i Indisë, ndodhet në kryeqytetin Nju Dehli dhe ka një sipërfaqe 200.000 m2. Gjatë sundimin kolonial u quajt Shtëpia e Mëkëmbësit. Ndërtimi nisi në vitin 1910, kur u mor vendimi për t`a zhvendosur kryeqytetin nga Kalkuta në Nju Delhi, dhe ku u përdorën 4.000 hektarë tokë për ndërtimin e tij.

Ak Saray, Turqi

Që nga viti 2014, është pallati presidencial i Republikës së Turqisë. Fillimisht u ndërtua për të vendosur zyrën e kryeministrit. Por më pas kur u bë president Erdogan e shpalli si rezidencën presidenciale. Shpenzimet e mëdha mbi projektin shkaktuan shumë kritika në vend. Kompleksi u bombardua gjatë grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Pallati i Luvrit, Francë

Tani një galeri e famshme arti, dikur ishte një nga rezidencat mbretërore për monarkët e Francës. Pallati u bë një rezidencë mbretërore gjatë shekullit XIV nën mbretërit Sharli V dhe Luigji XIV. Ka një sipërfaqe 210.000 m2, dhe ndan Luvrin e Vjetër dhe atë të Ri dhe përmban shtesa të shekullit XIX.

Pallati Hofburg, Austri

Ky ish-pallat dimëror perandorak u ndërtua gjatë shekullit XIII, por më vonë u zgjerua nga Habsburgët që e sunduan për shumë shekujt perandorinë austro-hungareze, dhe sot është rezidenca zyrtare e presidentit austriak. Godina me 2.600 dhoma, ka një sipërfaqe 240.000 m2.

Pallati i Parlamentit, Rumani

Është godina më e madhe dhe më e kushtueshme e administratës civile në botë. Ka një sipërfaqe 330.000 metra katrorë. U ndërtua nga diktatori Nikolae Çausheku, që synonte të jetonte atje, por u ekzekutua pas Revolucionit Rumun në dhjetorin  vitit1989. Në pallat ndodhet tani selia e parlamentit dhe disa muzeume. Por 70 për qind e tij është bosh. Vetëm shpenzimet e tij për ngrohje dhe ndriçim, i afrohen atij të një qyteti të madh.

Burimi i lajmit: https://www.top10hq.com/top-10-largest-palaces-in-the-world

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...