Ja kush janë 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2019!

Tradicionalisht meshkujt kanë mbizotëruar listat e më të pasurve. Por, përsëri ka edhe shumë gra të cilat kanë arritur të kenë të ardhura të majme. Kjo sepse kanë ngritur biznese të vetat, ose i kanë të trashëguara nga prindërit a bashkëshortët. Më poshtë ne ju tregojmë se cilat janë 10 gratë më të pasura në botë.

10- Iris Fontbona- 14.4 miliardë $. Zotëron kompaninë “Antofagasta Plc”, prodhuesja kryesore e bakrit në botë.

9- Abigail Johnson – 14.9 miliardë $. Është drejtuese e kompanisë amerikane “Fidelity Investments”, trashëguar nga i ati.

8- Gina Rinehart – 15.4 miliardë $. Australiania drejton disa kompani, që operojnë kryesisht në fushën e minierave.

7- Charlene De Carvalho-Heineken – 16.3 miliardë $. Mori trashëgim nga i ati kompaninë, që prodhon birrën e famshme me të njëjtin emër.

6- Susanne Klatten – 19.2 miliardë $. Zotëron një pjesë të aksioneve të “BMW”, kompani që babai i saj e shpëtoi dikur nga falimentimi.

5- Laurene Powell – 21.5 miliardë $. E trashëgoi pasurinë si ish-bashkëshortja e kreut të kompanisë “Apple”, Steve Jobs.

4- Yang Huiyan – 21.8 miliardë $. Pronare e shumicës së aksioneve tek kompania kineze “Country Garden Holdings”.

3- Jacqueline Mars – 28.8 miliardë $. Zotëron një pjesë të aksioneve të kompanisë “Mars”, më e madhja në botë për prodhimin e ëmbëlsirave.

2- Alice Walton – 49.5 miliardë $. Bashkë-aksionere e rrjetit të njohur të supermarketeve ”Walmart” në SHBA.

1- Franciose Bettencourt Meyers – 52.2 miliardë $. Drejtuese e “L’Oréal”, gjigantit francez të produkteve kozmetike./ TIRANA TODAY