Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ceremoninë për çeljen e punimeve për rrugën e Arbrit me një ftesë me shkrim dore në Facebook. Në ftesën e veçantë për dibranët, ai thotë se të dielën nisin punimet e pritura për 100 vjet.
“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur”, thuhet në ftesën e Ramës.
Por lidhur me lertën e publikuar nga Rama në “Facebook”, qytetarët kanë vërshuar me një lim komentesh.
Ata më së shumti duke e falënderuar kryeministrin, kanë komentuar shkrimin e Ramës, ku kanë theksuar se ai di të shkruaj shumë bukur. Ndërsa ka edhe nga ana që nuk e kanë kuptuar se çfarë ka shkruar Rama, dhe kështu ka plasur gallata, ku vetë kreu i qeverisë u ka kthyer
Replikat