E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Ja cilat janë vendet që festojnë më vonë se të tjerët Vitin e Ri

Dihet tashmë se në shumë pjesë të botës, njerëzit festojnë ardhjen e Vitit të Ri në datat 31 dhjetor dhe 1 Janar. Ishte perandori romak Jul Çezari ai që hartoi kalendarin romak, duke caktuar 1 janarin e vitit 44 Para Krishtit si “Ditën e parë të Vitit të Ri”. Por disa vende dhe kultura nuk e pranuan këtë gjë dhe vazhdojnë t`a kremtojnë Vitin e Ri në data të tjera të mëvonshme.

Viti i Ri në Bali: Një periudhë qetësie dhe meditimi

Viti i Ri, është festa më e madhe dhe më e rëndësishme e vitit në ishullin e Balit në Indonezi. Data e fillimit të festivalit 6-ditor ndryshon nga viti në vit, dhe llogaritet bazuar në kalendarin balinez. Festimet nisin në muajin mars me Ritualin Melasti, kur objektet e shenjta pastrohen me ujin e detit.

Pastaj vjen Rituali Bhuta Yajna, që përfshin flijimin e kafshëve si lopët dhe derrat, dhe më pas Parada e Ogoh Ogoh. Secili fshat krijon statujën e tij të madhe të demonit me letër dhe bambu të quajtur Ogoh-Ogoh. Në fund të ceremonisë statujat digjen dhe ajo që vijon është Nyepi, ose Dita e Heshtjes. Njerëzit nuk shohin televizor, nuk udhëtojnë dhe nuk bëjnë asnjë aktivitet. Ata ulen dhe reflektojnë në heshtje, në mënyrë që ta nisin vitin e ri me synime të qarta.

Viti i ri në Sri Lanka: Si niset me pozitivitet Viti i Ri

Në Sri Lanka, Viti i Ri kremtohet çdo vit më 14 prill. Përgatitjet bëhen disa javë përpara. Këtu përfshihet ndezja e vatrës, si dhe gatimi dhe ndarja e pjatave tradicionale. Vizitat tek miqtë dhe anëtarët e familjes janë të domosdoshme, dhe synimi është të mbyllen mosmarrëveshje te vjetra dhe të ecet përpara. Më pas një ritual pastrimi i përgatit besimtarët për falënderimin e Zotave për bekimet e vitit të kaluar, dhe për të kërkuar mbrojtje gjatë vitit të ardhshëm.

Viti i ri islamik: Lutje dhe reflektim

Dita e parë e Vitit të Ri Islamik është vitin që vjen më 9 gusht në perëndimin e diellit, ndërsa në vitin 2024, bie më 7 korrik. Traditat mund të ndryshojnë bazuar në kulturën vendase, por në përgjithësi festa shfrytëzohet për reflektim dhe lutje të heshtur.

Kjo reflektohet në vetë emrin e muajit -“Muharrem”që përkthehet afërsisht si “nuk lejohet”. Zakonisht, myslimanët sunitë agjerojnë për 2 ditë të muajit, ndërsa ata shiitë shpërndajnë rroba zije në përkujtim të Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed dhe martirit të cilit iu pre koka në betejë.

Viti i Ri serb: Aty ku modernja plotëson tradicionalen

Shumica e Serbisë e feston Vitin e Ri më 1 Janar. Por pemët dhe dekorimet qëndrojnë aty për javë të tëra, dhe kjo për shkak të kalendarit Julian që përdoret ende nga Kisha Ortodokse Serbe. Komunizmi e pengoi, por pas viteve 1990, shumë serbë nisën t`a kremtonin këtë festë më 13-14 janar, pikërisht sipas kalendarit të vjetër.

Viti i Ri kamboxhian: Tre ditë reflektim, bamirësi dhe pastërti

Ai fillon më 13 ose 14 prill. Në ditën e parë ndizen qirinjtë në një shtëpi të sapo pastruar, dhe në altar vendoset statuja e Budës. Dita e dytë është kohë për bamirësi ndaj nevojtarëve. Ndërsa ditën e tretë lahen statujat e Budës. Ndërkohë, fëmijët lajnë pleqtë në mënyrë që të marrin bekimet dhe mençurinë e tyre.

Viti i Ri Iranian: 13 ditë për të festuar pranverën

Viti i Ri Iranian, bie midis datave 19-22 mars, dhe përkon me festën e Sulltan Novruzit që kremtohet edhe në Shqipëri nga besimtarët bektashianë. Besimet e lashta Zoroastriane e cilësonin atë si ditën kur pranvera triumfonte mbi errësirën. Festa nis të mërkurën para ditës së madhe. Njerëzit hidhen mbi zjarre, vizitojnë të afërmit e vdekur në varreza, dhe bëjnë sa më shumë zhurmë për të trembur errësirën dhe demonët.

Viti i Ri Kinez: Një festë vërtet tradicionale

Në vitin 1912, Kina miratoi kalendarin Gregorian, ashtu si pjesa më e madhe e botës perëndimore. Kjo e zhvendosi teknikisht Vitin e tyre të Ri më 1 janar. Gjithsesi, festimet e Vitit të Ri Hënor, një traditë kjo e lashtë mbeten shumë popullore.

Përcaktimi i datës për vitin e ri ishte shumë kompleks, dhe kjo varej nga një sërë faktorësh që përfshinin fazat hënore, rajonin ku ndodhej, dhe madje edhe kush ishte në pushtet në atë kohë. Në thelb, festa ndodh 15 ditët pas hënës së re, pra midis fundit të janarit dhe fundit të shkurtit.

Në atë festë çdo gjë ndalet. Ajo shoqërohet me një seri ritualesh (si flijimet, ritualet e ushqimit, dhe shkëmbimi i zarfeve të kuq), me shpresën e një fati të përbashkëta gjatë vitit të ri.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/301606/cultures-that-celebrate-the-new-year-later-in-the-year/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...