Stil

Ja çfarë ndodhi dje me bllokimin e Facebook-ut

               Publikuar në : 18:20 - 14/03/19 marsela

Dje ishte një ditë ‘terri’ për përdoruesit mbarë botën për rrjetet sociale. Miliona përdorues në mbarë botën hasën dje probleme të shumta teknike si në Facebook dhe Instagram.

Facebook njoftoi në Twitter se dyshonte që problemet të ishin shkaktuar nga një sulm DDoS, pra një sulm i jashtëm nga hakerat në drejtim të serverave të kompanisë. Por duket se problemi ka qenë i shkaktuar nga brenda. Një gjë të tillë e ka bërë me dije rrjeti social, në një postim pak minuta më parë në Twitter. Po kështu është njoftuar se situata i është rikthyer normalitetit.

“Dje, si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT