E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ja çfarë ndodh sipas psikologëve në momentet tona më kritike

Nga: Steve Taylor “The Conversation”

Në moshën 16-vjeçare, Toni Kofi ishte një murator i ri që po mësonte zanatin në Nottingham, kur befas një ditë u rrëzua aksidentalisht nga kati i tretë i një godine. Koha iu duk sikur u ngadalësua,dhe ai pa një seri komplekse imazhesh që ndriçonin para syve të tij.

“Në sytë e mendjes sime pashë shumë, shumë gjëra:Fëmijë që nuk i kisha pasur ende, miq që nuk i kisha parë kurrë, por që tani janë miqtë e mi. Gjëja që më mbeti vërtet në mendje ishte që unë luaja në një instrument”.

Pastaj Toni u përplas përtokë dhe humbi ndjenjat. Kur u përmend në spital, ai nisi të ndjehej si një person tjetër, dhe nuk donte t’i rikthehej më jetës së tij të mëparshme. Gjatë javëve në vijim, ato imazhe që pa ditën e aksidentit vazhdonin që të shfaqeshin në mendjen e tij.

Ai e ndjente se “po i thuhej diçka” dhe se imazhet përfaqësonin të ardhmen e tij. Më vonë, Toni pa në foto një saksofon, dhe e njohu menjëherë atë si instrumentin me të cilin kishte parë veten duke luajtur. Ai përdori paratë që iu dhanë si kompensim për aksidentin për të blerë një vegël të tillë.

Tani Toni Kofi është një nga muzikantët më të suksesshëm të xhazit në Britaninë e Madhe, pasi ka fituar 2 herë çmimet “BBC Jazz” në vitet 2005 dhe 2008. Edhe pse bindja e Tonit se ai e pa të ardhmen e tij atë ditë është i pazakontë, nuk është aspak e pazakontë që njerëzit të raportojnë shikimin e skenave të shumta nga e kaluara e tyre gjatë situatave emergjente që zgjasin vetëm pak sekonda.

Nga kjo buron edhe fraza “Më kaloi jeta para syve!”.Por çfarë e shpjegon këtë fenomen? Psikologët kanë propozuar një numër shpjegimesh, por unë them se çelësi për të kuptuar përvojën e Tonit qëndron në një interpretim të ndryshëm të vetë kohës.

Përvojat si ajo e Tonit janë raportuar për më shumë se një shekull. Në vitin 1892, gjeologu zviceran Albert Heim ra nga një greminë teksa po ngjitej në një mal. Duke rrëfyer rrëzimin e tij, ai shkroi se ishte “sikur në një skenë të largët, po luhej e gjithë jeta ime e shkuar”.

Më së afërmi në korrik 2005, një grua e re e quajtur Xhill Hiks ishte ulur pranë njërës prej bombave që shpërtheu në metronë e Londrës. Në minutat e para pas shpërthimit, ajo tha:“E gjithë jeta ime po më kalonte para syve, çdo skenë, çdo moment i lumtur dhe i trishtuar, gjithçka që kam bërë dhe përjetuar”.

Në disa raste, njerëzit nuk shohin një përmbledhje të gjithë jetës së tyre, por një seri përvojash dhe ngjarjesh të së kaluarës, që kanë një rëndësi të veçantë për ta. Mbi këtë dukuri janë propozuar disa teori. Për shembull, një grup studiuesish izraelitë sugjeruan në vitin 2017, se ngjarjet tona të jetës mund të ekzistojnë si një vazhdimësi në mendjet tona dhe mund të na shfaqen në kushte ekstreme të stresit psikologjik dhe fiziologjik.

Një teori tjetër është se, kur jemi afër vdekjes, kujtimet tona papritmas “shkarkohen” vetë, si përmbajtja e një USB-je. Kjo mund të ketë lidhje me “dezinibicionin kortikal – një prishje e proceseve normale rregulluese të trurit – në situata shumë stresuese ose të rrezikshme, gjë që shkakton një “kaskadë” të përshtypjeve mendore.

Por “rishikimi i jetës” në pak momente raportohet zakonisht si një përvojë e qetë dhe e rregulluar, pra krejtësisht ndryshe nga lloji i kaskadës kaotike të përvojave që lidhen me “dizinhibicionin kortikal”. Por asnjëra nga këto teori nuk shpjegon se si është e mundur që një sasi kaq e madhe informacioni – në shumë raste, të gjitha ngjarjet e jetës së një personi – të shfaqen në një periudhë prej disa sekondash, dhe shpeshherë më pak se aq.

Një shpjegim alternativ është të mendosh mbi kohën në një kuptim “hapësinor”. Pikëpamja jonë e zakonshme mbi kohën, është ajo e një shigjete që lëviz nga e kaluara përmes së tashmes drejt së ardhmes, dhe në të cilën ne kemi qasje të drejtpërdrejtë vetëm tek e tashmja. Por fizika moderne ka hedhur dyshime mbi këtë pamje lineare të thjeshtë të kohës.

Në fakt, që nga Teoria e Relativitetit të Ajnshtajnit, disa fizikanë kanë përdorur një pikëpamje “hapësinore” të kohës. Ata argumentojnë se ne jetojmë në një “univers bllok” statik në të cilin koha është e përhapur në një lloj panorame ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja bashkëjetojnë njëkohësisht me njëra-tjetrën.

Kjo ide pasqyron pikëpamjen e filozofit Emanuel Kant, që thoshte se koha nuk është një fenomen objektivisht i vërtetë, por një konstrukt i mendjes njerëzore. Kjo gjë mund të shpjegojë edhe se përse disa njerëz janë në gjendje të rishikojnë ngjarjet e gjithë jetës së tyre në një çast të vetëm.

Një pjesë e mirë e hulumtimeve të mëparshme – përfshirë edhe studimin tim – kanë sugjeruar që perceptimi ynë normal i kohës, është thjesht një produkt i gjendjes sonë normale të vetëdijes. Dhe në shumë gjendje të ndërgjegjshme të ndryshuara, koha ngadalësohet në mënyrë dramatike sa sekondat na duken si minuta.

Por çfarë lidhje kanë vizionet e Toni Kofit me të ardhmen e tij? A pa ai vërtet skena nga jeta e tij e ardhshme? A e pa veten duke luajtur në saksofon, pasi e ardhmja e tij si muzikant ishte e vendosur tashmë?Ndoshta, ai u bë saksofonist vetëm sepse e pa veten duke i rënë kësaj vegle muzikore në vizionin e tij.

Por nuk mendoj se është e pamundur që Toni të shohë ngjarjet e ardhshme të jetës së tij Nëse koha ekziston vërtet në një kuptim hapësinor – dhe nëse ajo është vërtet një konstrukt i mendjes njerëzore – atëherë ndoshta në një farë mënyre ngjarjet e ardhshme mund të jenë tashmë të pranishme, ashtu si ngjarjet e kaluara janë ende të pranishme.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/my-life-flashed-before-my-eyes-a-psychologists-take-on-what-might-be-happening-162320

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...