Ndryshimi i emrit të “Facebook” në “Meta” ka shkaktuar reagime të ndryshme në mbarë botën, por izraelitët kanë një arsye tjetër për t’u talluar me të. Në gjuhën hebraike, fjala “Meta” ka kuptimin e të vdekurit.
Ndërsa imazhet e emrit të Facebook të mbivendosur mbi një gur varri u shpërndanë në internet, Dr Nirit Weiss-Blatt, një ekspert i teknologjisë, shkroi në një postim në Twitter drejtuar ekipit të komunikimit të Facebook: “Në hebraisht, *Meta* do të thotë *I vdekur*”. Autori i Techlash dhe Tech Crisis Communication shtoi: “Komuniteti hebre do ta tallet me këtë emër për vitet në vijim”.
Një përdorues tjetër i Twitter-it shtroi pyetjen: “Ndoshta ky është një mesazh? Mohim përgjegjësie: Unë nuk jam një komplotist”. Dhe një tjetër shkroi: “Ndoshta Facebook (mendoj Meta tani?) duhet të kishte bërë disa grupe për riemërimin. #Facebook i vdekur”.
Ky nuk është rasti i parë që markat humbasin në përkthim. Kur KFC mbërriti në Kinë në vitet 1980 me frazën e saj tërheqëse “gishti lëpin mirë”, nuk u prit me entuziazëm nga vendasit. Përkthimi në mandarin ishte “ha gishtat”. Megjithatë, nuk u bë asnjë dëm i vërtetë dhe KFC është një nga zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit të shpejtë në vend.
Burimi i lajmit: theguardian. Përshtatur nga Tirana Today