E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Izraeli planifikon të vaksinojë 2 milionë banorë deri në fund të janarit

Izraeli planifikon që dy milionë persona të marrin dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të janarit.

Që prej 19 dhjetorit 2020, kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori dozën e parë të vaksinës, Izraeli nisi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit, me vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

“Ne po e ngadalësojmë procesin e administrimit të dozës së parë, në mënyrë që të kemi rezerva të mjaftueshme që të gjithë ata që tashmë kanë marrë dozën e parë të mund të marrin dozën e dytë”, tha drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë izraelite, Hezi Levy.

Izraeli ka një popullsi prej 9,29 milionë banorësh, ka thënë Byroja e Statistikave. Në këto shifra përshihen edhe banorët në Jerusalemin Lindor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izraeli ka regjistruar 435,866 raste pozitive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Në këtë shtet janë raportuar për pothuajse 3,400 viktima.

Izraeli po ashtu më 1 janar konfirmoi 18 raste me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani të Madhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   ''Boshatiset'' stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...