E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Izraeli ofertë të rinjve: Kush vaksinohet kundër Covid-19 e ka birrën falas

Izraeli është një ndër vendet e para në botë që mmund t’i kthehet jetës normale, pasi procesi i vaksinimit të popullsisë kundër koronavirusit ka ecur me ritme tepër të shepjta.

Megjithatë, Autoritetet në Tel Aviv kanë menduar një fushatë krejt të veçantë për të shtyrë më tej vaksinimin tek të rinjtë që pak nga pak po i rikthehen jetës së natës.

Ajo quhet “Vaccine bar” dhe nënkupton qendra vaksinimi të ngritura në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë, dhe kushdo që vaksinohet kundër koronavirusit e ka birrën falas.

Momentalisht kësaj iniciative i janë bashkuar 7 lokalet më në zë të Izraelit. Të gjithë mund të vaksinohen pa pasur një prenotim deri në mesnatë dhe më pas mund të marrin birra falas.

Aktualisht, në Izrael janë vaksinuar 4.1 milionë banorë me dozën e parë ose ndryshe 45% e popullsisë, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 2.7 milionë banorë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...