E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Izraeli i shpjegon Associated Press, arsyet e bombardimit të ndërtesës në Gaza

Izraeli ka thënë se bombardimi i një ndërtese në Gaza ku gjendeshin zyrat e mediave ndërkombëtare është bërë pasi objekti po përdorej nga militantët e Hamasit për të bllokuar sistemin e mbrojtjes raketore izraelite.

Në ndërtesën e quajtur Jala gjendeshin edhe zyrat e mediumeve Associated Press (AP) dhe Al Jazeera.

Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Gilad Erdan, u takua me shefin e agjencisë së lajmeve AP, Gary Pruitt, për t’ia shpjeguar arsyet e sulmit.

Ambasadori Erdan u tha drejtuesve të agjencisë amerikane të lajmeve se ndërtesa po përdorej nga Hamasi për të zhvilluar një sistem elektronik për bllokimin e sistemit izraelit të mbrojtjes raketore i njohur si “Kupola e Hekurt”.

Gjatë konfliktit më shumë se 3.000 raketa u shkrepën në Izrael nga Gaza dhe ky sistem i mbrojtjes kishte parandaluar 90% të tyre.

Erdan ofroi gjithashtu ndihmë në rindërtimin e zyrave të agjencisë AP në Gaza.

Agjencia e lajmeve AP e mirëpriti takimin, por tha se ende nuk kishte parë prova për të mbështetur pretendimet izraelite.

Grupi militant palestinez Hamas, që e kontrollon Gazën, nuk ka bërë asnjë koment ende për pretendimet e Izraelit.

Bombardimi i ndërtesës 12 katëshe ndodhi në muajin maj, kur Izraeli dhe grupi militant Hamas zhvilluan një luftë 11-ditore duke shënuar përleshjet më të ashpra që nga viti 2014. Luftimet lanë të vrarë më shumë se 250 persona në Gaza, duke përfshirë 66 fëmijë, si dhe më shumë se 1.900 të plagosur. Në Izrael u vranë 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa u plagosën qindra njerëz.

Dëmet në të dyja anët konsiderohen dhjetëra miliona dollarë amerikanë.

Gaza kontrollohet nga Hamasi, një organizatë e shpallur si terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera. Izraeli filloi me sulmet ajrore në Gaza pasi militantët sulmuan me raketa qytetet izraelite./REL/

Lexo edhe :   Izrael/ Betohet sot qeveria e re, Netanyahu 'zbret' pas 12 vitesh nga pushteti
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...

Hodhi çantën nga dritarja e lokalit sapo pa RENEA-n, pranga 27-vjeçarit

Kontrollet e befasishme të RENEA-s në Fier për kapjen e personave në kërkim, janë finalizuar me arrestimin e një të riu. Në pranga është...