E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Izraeli futet në izolim për herë të tretë

Nëse Franca po rishqyrton situatën lidhur me izolimin për herë të tretë, Izreali ka shtrënguar masat sërish. Ndodhur në kushtet kur kurba e infektimeve ishte gjithmonë në rritje, Izraeli është futur në izolim për herë të tretë mbarëkombëtar. Lajmi është konfirmuar nga shefi i përballimit të situatës nga koronavirusi, i cili gjithashtu ka thënë se izolimi do të zgjasë të paktën tre deri në katër javë. Kjo masë drastike është për të arritur një numër më të ulët të infektimeve. Sipas specialistëve, qëllimi është për të shkuar nën 1 mijë raste të ditë.

“Ne presim që të zgjasë midis tre deri në katër javë. Ne duam të shkojmë nën 1.000 raste të konfirmuara në ditë. Ne gjithashtu do të monitorojmë numrin e të sëmurëve rëndë”, tha profesori Nachman Ash.

Rreth 6.000 oficer policie do bllokojnë rrugët, për të zbatuar një ndalim të njerëzve që dalin nga shtëpitë e tyre përtej një rreze prej një kilometër përveçse për arsye thelbësore duke përfshirë blerjen e ushqimeve ose kërkimin e kujdesit mjekësor. Po kështu është e ndaluar vizita tek njerëzit që s’janë të afërm. Qendrat tregtare do të mbyllen dhe restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbim në shtëpi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...