E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Izrael/Netnyahu flet për herë të parë pas koalicionit që e rrëzon, i rrezikshëm

Haaretz

Benjamin Netanyahu u bëri thirrje “të gjithë anëtarëve të Knesset-it të zgjedhur nga votat e partive të djathta” të kundërshtojnë koalicionin e ri të njoftuar të mërkurën e kaluar nga Yair Lapid dhe Naftali Bennett.

Në komentet e tij të para publike pas njoftimit, i cili mund të çojë në rrëzimin e tij pas 12 vitesh në pushtet, Netanyahu e përshkroi qeverinë “e majtë” Lapid-Bennett si “të rrezikshme”.

Bennett, i destinuar të marrë rolin e kryeministrit në një marrëveshje rotacioni me Lapid, kryeson partinë e krahut të djathtë Yamina. Koalicioni i propozuar përfshin gjithashtu partinë ‘Shpresa e Re’, e udhëhequr nga ish-anëtari i Likud, Gideon Sa’ar dhe Yisrael Beiteinu, një parti liberale e krahut të djathtë, së bashku me partitë e tjera të qendrës së majtë./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pritet riatdhesimi i 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampi famëkeq i Sirisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën nga Bejruti se 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare ishin shpëtuar nga kampi famëkeq Al Hol në Siri...

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Groenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit...

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...